Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e komshiut po digjet – a do të ndizet edhe shtëpia jonë?

Foto: EPA/BGNES
“Kur shtëpia e komshiut digjet, flaka mund të arrijë dhe deri tek shtëpia jote”, thotë një fjalë e urtë popullore bullgare. Tymi i rëndë nga shtëpia e ndezur në Greqinë ndihet dhe në Bullgari.

Greqia është një partnere e madhe tregtare dhe ekonomike e Bullgarisë dhe gjatë 20 vjetëve të fundit ishte vendi më i pasur në regjion. Drejt saj drejtoheshin shumë emigrantë bullgarë, një sasi e madhe e eksportit bullgar, që aty vinin dhe investime drejt Bullgarisë. Greqia në mënyrë dramatike po fundoset dhe ajo jo vetëm që dëmton mbi imazhin e vet nëpër botë, por dhe mbi imazhin e të gjithë regjionit Ballkanik, duke hedhur një hije të errët të pasigurisë. Për bisedë mbi temën ftuam analizuesin ekonomik Georgi Angellov.

Qilimi i grekëve po digjet nën këmbët e tyre, a do të prekë kjo dhe Bullgarinë?

“Nga pikëpamje e emigracionit Greqia, Spanja dhe Portugalia janë vende tradicionale për emigrantët bullgarë. Greqia po vazhdon të fundoset dhe në qoftë se del nga zona evropiane, do të aplikojë valutë personale, e cila do të zhvleftësohet – komenton situatën në vendin fqinjë Georgi Angellovi. – Kjo do të thotë se, të ardhurat e emigrantëve bullgarë në Greqi do të pakësohen mjaft. Me fjalë të tjera, tanimë nuk do të ketë mundësi për bullgarët të fitojnë para në shtetin fqinjë dhe t’i kthejnë këtu. Si një vend më i pasur në krahasim me Bullgarinë dhe e afërt gjeografikisht, Greqia është një partnere e madhe tregtare. Në qoftë se ekonomia e saj vazhdon të ngushtohet, ajo nuk do të mund të pranojë nivelet e eksportit bullgar. Kështu që eksportuesit tanë do të duhet të gjejnë tregje të tjera dhe në qoftë se nuk mund, disa prej tyre do të dëmtohen. Sa u përket investimeve të huaja te ne, një pjesë e madhe prej tyre kaluan përmes Greqisë, përmes biznesit grek. Kjo natyrisht që nuk do të vazhdojë, me qenë se ekonomia greke nuk ka këto resurse financiare, që t’i lejojë vetes të investojë jashtë shtetit. Kuptohet që kjo mund në një farë shkalle të zbutet për shkak të transferimit të bizneseve të tëra nga Greqia në Bullgari, por nuk do të kompensojë efektet negative.”

Një panik përfshiu Greqinë, ku vetëm gjatë ditës së hënë u tërhoqën 900 milionë euro depozita nga bankat! Flitet për një rënie totale të sistemit bankar. A do të preken bankat greke në Bullgari, në të cilat ka kursime bullgare?

“Çështja me përfaqësitë e bankave greke në Bullgari është i logjikshëm, por ato si tërësi janë persona të veçantë juridikë, me kapital më vete, likuiditet më vete dhe nuk kanë një ekspozitë direkt ndaj Greqisë. Ato rregullohen nga Banka Popullore Bullgare dhe do të vazhdojnë të veprojnë, bile sikurse pronarët e tyre goditen nga kriza. Kështu ndodhi me bankat në Irlandë. Kur falimentuan, shitën dhe degët e tyre jashtë shtetit pronarëve të tjerë. Në Bullgari po kështu kishte degë të bankës irlandeze, që ishte shitur një pronari të ri dhe nuk ishte prekur nga kriza. E njëjta gjë mbase do të ndodhë dhe me bankat greke. Në qoftë se Greqia del nga Eurozona, ato mbase do të shesin degët e veta jashtë shtetit pronarëve të tjerë, të cilët do të vazhdojnë veprimtarinë e tyre.”

Derdhja e kapitaleve nga Greqia jashtë shtetit është forcuar. A është e mundur një pjesë prej tyre të transferohen në Bullgari?

“Si tërësi grekët më të pasur preferojnë Zvicrën. Por të mund të transferojnë paratë aty nuk është në bazë të mundësive të njeriut të zakonshëm, të grekëve më të varfër. Ata preferojnë t’i tërheqin dhe t’i mbajnë nën dyshek ose në “kavanoz-bankë” – vizaton tendencat gjatë tërheqjes masive të parave nga bankat greke analizuesi ekonomik. Mbase, në qoftë se Greqia me të vërtetë niset të dalë nga Eurozona, do të ketë dhe një zbaticë të parave drejt vendeve të afërta. Duke pasur parasysh, se grekët nuk kanë marrëdhënie të mira me Turqinë dhe Maqedoninë, Bullgarinë dhe Qipron janë destinacione të mundshme për një depozitim relativisht të lirë dhe të sigurt të këtyre mjeteve ose bile për blerjen e aktiveve dhe pronave në Bullgari. Kjo ndodhet edhe tani. Por çështja është, se në qoftë se Greqia ecën drejt kthimit të drahmës, e cila do të zhvleftësohet mjaft, grekët gjithnjë e më shumë do të kërkojnë mënyra të ruajnë vlerën e kursimeve të veta. Bullgaria është në pozitë të tërheqë një pjesë nga këto mjete, më në veçanti në qoftë se vazhdojmë politikën tonë stabile dhe në qoftë se vendi ynë propozon mundësi për investime të leverdishme.”

A do të dalë Greqia nga Eurozona? Frikësimet e investuesve forcohen, kompani dhe banka nëpër botë po përgatiten të punojnë me drahmën.

“Rreziku për daljen e Greqisë nga Eurozona po shtohet mjaft gjatë javëve të fundit. Prognozat e disa analizatorëve arrijnë 100%. Nga ana tjetër, në Bashkimin Evropian ka dëshirë Greqia të mbetet dhe të mos të arrihet deri në precedent të daljes ose të dëbimit të vendit nga Eurozona. Por që të mund të realizohet kjo dëshirë, duhet të ketë qeveri, e cila të jetë e vendosur për çdo gjë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD