Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kriza në Greqinë – shans për Bullgarinë Jugperëndimore

Thellimi i krizës shkaktoi migrim të biznesit grek në Bullgari.
Foto: BGNES
Kriza e thellë në të cilën ra Greqia, me siguri kërcënon ekonominë bullgare, por mund të dalë dhe si një shans për qytetet e vogla nëpër kufirin bullgaro-grek. Statistika kombëtare po shënoi rritje të numrit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat e transferojnë veprimtarinë e vet nga Greqia në Bullgarinë Jugperëndimore. Këto firma kthehen në punëdhënës të rëndësishëm në rajonin kufitar rreth qyteteve Petriç, Sandanski, Bansko dhe Bllagoevgrad.

Përveç rritjes së mosstabilitetit ekonomik dhe politik në Greqi, shkaku për migrimit të biznesit grek te ne janë faktorët bazë ekonomikë si politika tatimore, rrogat dhe sigurimet më të ulëta, dhe çmimet të pronave të patundshme të cilat ranë gjatë 2-3 vjetëve të fundit. “Përveç kësaj, Bullgaria është edhe anëtare e Bashkimit Evropian, që lehtëson mjaft firmat, të cilat e transferojnë biznesin e vet te ne – nënvizon Ilija Levkov nga dega e Dhomës tregtare bullgare në qendrën e rrethit në Bllagoevgrad. – Në Bullgari ka qëndrueshmëri dhe tatime të ulëta. Këtu bëhet më lehtë biznes, sesa në Greqi, ku mbi kompanitë ka një presion më të madh ekonomik, financiar dhe të taksave. Ata kërkojnë një vend më të mirë për zhvillimin e vet. Mjerisht edhe pagesa e ulët në Bullgari, që duhet të ndryshojë, është një forcë tërheqëse. Për mua kjo nuk është prioritet, ky është një eksport të të ardhurave kombëtare dhe një vlerësim i ulët të punës.”

Prej viteve, kompani greke, më në veçanti në industrinë e tekstilit, investojnë në Bullgarinë Jugperëndimore. Ky interes vazhdon edhe gjatë kohës të krizës ekonomike në Greqinë. E ripohojnë vërejtjet e Ilinka Mitevës, kryetare e përfaqësisë së njërës prej agjencive të mëdha bullgare për prona të patundshme në qytetin Bllagoevgrad. “Me të vërtetë që ka një interes të rritur ndaj pronave industriale, drejt industrisë së rëndë, lidhur me tregtinë e metaleve, prodhimin e hekurit, armaturës, të prodhimeve prej çeliku dhe prej plastmasë. Çmimi i pronave në Bullgari është më i ulët sesa në Greqi, pavarësisht nga kriza tek ta.”

Kjo është e vlefshme dhe për pronat në vendpushimin e njohur dimëror Bansko, i cili gjendet vetëm në 50 kilometra nga kufiri grek. Çdo vit qyteti gëzon rritje të turistëve grekë. “Gjithnjë e më shumë prej tyre vendosin të blejnë një pronë në vendpushimin malor dhe në këtë mënyrë të investojnë kursimet e veta të kërcënuara” – shpjegon zonja Ilinka Miteva.

Cilët janë klientët?

“Më tepër mjekë, stomatologë, nëpunës në administratë. Prona bullgare blen shtresa e mesme nga Greqia, me fjalë të tjera ata, të cilët kanë pasur të ardhura serioze dhe të përhershme gjatë viteve të fundit” – saktëson zonja Miteva.

A është kjo formë e kursimit ose të investimit të mjeteve të tyre të kursyera?

“Më tepër po – është kategorike zonja Miteva. – Klientët tanë grekë, prej kohe e dinë se, kjo është një mënyrë e leverdishme për kursimin e mjeteve të kursyera në pritje të rritjes së çmimeve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Vesella Vlladkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare vendos obligacione me borxh të ri të brendshëm afatshkurtër dhe afatmesëm

Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..

botuar më 25-01-22 11.28.PD
Filip Kupfer

Kompanitë austriake në Bullgari presin një klimë të qëndrueshme biznesi në vitin 2025

Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..

botuar më 25-01-21 3.47.MD

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD