“Vizita ime e parë në regjionin ballkanik do të jetë në Athinë”, nënvizoi para më shumë se dy muajsh presidenti bullgar Rosen Plevneliev para afaristëve grekë dhe shtoi se prioriteti i tij, si dhe “prioriteti total” i vendit tonë është tërheqja e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ishte orientuar dhe vizita e tij në Gjermani, e cila përfundoi para pak kohe dhe në të cilën ai ftoi specialistë vendas për të marrë pjesë në përpunimin e projektit bullgar “Sofja Teh Park”. Në saje të këtij projekti vendi ynë do të bëhet qendër e Ballkanit për teknologjitë inovative.
Duhet të kërkojmë jo simbol, por pragmatizëm në vizitën e presidentit Plevneliev në Greqi, të realizuar menjëherë pas vizitës së tij në Gjermani. Vizita ishte me ftesë të homologut të tij Karolos Papuljas. Një prej qëllimeve të vizitës së Rosen Plevnelievit ishte dhe hapja zyrtare në Selanik e një dege të Dhomës tregtare-industriale me seli në Athinë, gjë që do të ndihmojë për forcimin e bashkëpunimit dhe do të lehtësojë krijimin e firmave të reja. Greqia është investitori i tretë i madh në Bullgari me mbi 3 miliardë euro. Para afaristëve grekë presidenti bullgar deklaroi përsëri se “Bullgaria është një vend i mirë për investime” dhe bashkë me homologun grek nënvizuan se bashkëpunimi “në ekonomi dhe në tregti është i shkëlqyeshëm, me një rritje prej 18 për qind”. Nuk është i rastit fakti se pikërisht me iniciativë të kryetarit të Dhomës tregtare-industriale bullgaro-greke bashkë me Rektoratin e Universitetit “Maqedoni” në Selanik, presidenti bullgar Rosen Plevneliev mori gjatë kësaj vizite titullin e nderit “doktor honoris hauza” të universitetit.
Gjatë vizitës së kreut të shtetit bullgar në Greqi u realizuan shumë takime, në të cilat u diskutuan çështje me interes dypalësh, përfshi këtu dhe shpejtimin e ndërtimit të lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe bashkëpunimin në sektorin energjetik, projekte të përbashkëta në infrastrukturë dhe turizëm.
© Foto: EPA/BGNES
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..