Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje diskutuan rolin e grave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Në kryeqytetin bullgar u zhvillua Konferenca e parë ndërkombëtare me temë: “Roli i grave në sigurim dhe mbrojtje”
Foto: BTA
Nga 9 deri më 11 korrik Sofja ishte mikpritëse e konferencës së parë ndërkombëtare të nivelit të lartë kushtuar projektit “Roli i grave në sigurim dhe mbrojtje”. Bullgaria luan rolin kryesor në zbatimin e projektit në kuadrin e iniciativës “Mbrojtje inteligjente”, projekt ky i cili është me prioritet për NATO-n. Në forumin treditor morën pjesë mbi 90 veta të niveleve më të ndryshme udhëheqëse nga 21 vende anëtare të NATO-s dhe “Partneriteti për paqe”. Ata diskutuan çështjet e udhëheqjes strategjike, shumëllojshmërinë e resurseve njerëzore në sferën e sigurimit dhe mbrojtjes dhe mundësitë për rritjen e efikasitetit operativ. Qëllimi i debatit ishte shtytja e dialogut të nivelit më të lartë, që të rritet pjesëmarrja e grave në ushtri dhe kontributi i tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.

Aktualisht gratë në ushtrinë bullgare janë pak mbi 14 për qind prej personelit të ushtrisë, ato janë kryesisht nga përbërja e ushtarëve, më pak janë ato nga përbërja e rreshterëve dhe vetëm 1,41 për qind janë në korpusin e oficerëve – vuri në dukje ministri ushtarak Anju Angellov.

Në cilat sfera të ushtrisë bullgare gratë janë më të dobishme?

“Kudo në ushtri – deklaroi kategorikisht para mikrofonit të Radio Bullgarisë ministri Anju Angellov. – Ato mund të jenë edhe pilote, edhe gjenerale, mund të punojnë edhe në degat strategjike dhe operative. Aktualisht ka gjithashtu gra-oficere. Profesionalizmi është gjëja më e rëndësishme. Pavarësisht nëse je grua, ose burrë. Për gratë kemi siguruar kushte më speciale – për shembull ato kanë të drejtën e pushimeve më të gjata për rritjen e fëmijëve. Kështu që të gjitha të drejtat e grave janë respektuar edhe në ushtri. Përveç kësaj nuk ka ndryshim në pagimin e punës së grave nga ai i burrave.”

Cilat janë sfidat para seksit të dobët në ushtri?

© Foto: BGNES

Zëvendësministrja e mbrojtjes Avgustrina Cvetkova

“Vetë fakti se ka një konferencë të tillë të nivelit strategjik, flet vetvetiu se duhet ta diskutojmë këtë çështje – është mendimi i zëvendësministres së mbrojtjes Avgustina Cvetkova. – Mundësitë e grave janë të mëdha, por megjithatë duhet të themi se ka disa barriera. Mendoj se kjo konferencë do të vërë fillimin e një projekti shumë të suksesshëm. Vetë fakti se ky është një projekt i nivelit të parë i NATO-s në fushën e “mbrojtjes inteligjente” flet se sa i rëndësishëm është ai për Aleancën, kurse për Bullgarinë është një nder i madh se jemi shteti-lider në këtë fushë dhe e vëmë fillimin.”

A ka dallim midis Bullgarisë dhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe “Partneritetit për paqe” sa i përket përqindjes së grave që punojnë në sferën ushtarake?

Nuk ka dallim të madh sa i përket kësaj përqindjeje. Kjo u bë e qartë pas të dhënave të shpallura gjatë forumit në kryeqytet. Për shembull, në ushtrinë e SHBA-së ato janë 14,6 për qind, saktësoi zëvendësministrja e mbrojtjes Cvetkova. Përveç kësaj para një viti e gjysmë Bullgaria hoqi të gjitha pengesat para grave për arsim në shkollat ushtarake dhe tashmë ato mund të studiojnë në të gjitha degat, përfshi dhe ato për komandante.

Ja se si komentoi para Radio Bullgarisë Avgustina Cvetkova përqindjen e ulët të grave-oficere: “Përqindja e grave në poste të larta ushtarake në Bullgari është e ulët ndaj dëshirës sonë – vetëm 1.5 për qind, por kjo varet edhe nga arsimi. Para pak kohe u krijuan mundësi të reja për arsimimin e grave në shkollat ushtarake. Ato duhet të kalojnë përmes të gjitha posteve – 3 vjet në një detyrë dhe me një rang të veçantë, që të mund të arrijnë rangun e gjeneralit. Pikërisht për këtë ministri Angellov tha se pas 5-6 viteve do të ketë gra gjenerale ose admirale në Bullgari. Kjo është çështje kohe” – ishte kategorike zëvendësministrja e mbrojtjes Avgusitina Cvetkova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BSP është e gatshme të marrë pjesë në një dialog për kabinet, por në kushte të caktuara

Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..

botuar më 24-12-11 6.07.MD

“Vëzrazhdane” i kërkoi presidentit mandatin e tretë për formimin e qeverisë

Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..

botuar më 24-12-11 4.11.MD

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD