Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lojërat olimpike – festa e radhës për sportin botëror

Foto: EPA/BGNES

Nga data 27 korrik deri në 12 gusht në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër, do të zhvillohen Lojërat e XXX-ta verore olimpike me radhë. Ceremonia e hapjes është më 27 korrik 2012 në Stadiumin olimpik të Londrës dhe do t’u ofrojë shikuesve në mbarë botën një idili fshatare britanike. Organizatorët na premtojnë livadhe dhe lumenj, familje me fëmijë të vegjël, që kanë dalë për piknik ndër natyrë, sport, fermerë, të cilët aratojnë tokën, dhe kafshë, të cilat kullosin përreth. Në stadium do të dalin dele, kuaj, lopa, dhi, pula dhe qen. Ceremonia do të mbyllet nga anëtari legjendar i “The Beatles” Paul McCartney, kurse gjatë hapjes së ceremonisë do të bjerë kambana më e madhe në Evropë.

Ditën e diel në Fshatin olimpik të Londrës u zhvillua ceremonia e ngritjes zyrtare të flamurit bullgar, kurse si flamurtar i delegacionit bullgar u caktua gjimnasti i madh bullgar Jordan Jovçev. Këto Lojëra olimpike do të jenë të gjashtat për sportistin e madh, i cili deri tani ka fituar katër medalje olimpike. Këtu duhet të përmendim se pikërisht me gjimnastikën sportive Bullgaria debuton në Lojërat e para bashkëkohore olimpike në vitin 1896 në Athinë, ku vendi ynë është paraqitur nga mësuesi zviceran i fizkulturës Sharl Shampo.

© Foto: EPA/BGNES

Deri tani sportistët bullgarë kanë marrë pjesë në 21 nga gjithsej 29 Olimpiadat e zhvilluara. Medaljen e parë olimpike për Bullgarinë e fitoi boksieri Boris Georgiev-Mokata në Helsinki në vitin 1952 – bronz, kurse kampioni i parë olimpik bullgar është mundësi Nikolla Stançev, i cili fitoi medalje të artë në Melbërn gjatë vitit 1956. Mundja është sporti më i suksesshëm olimpik për Bullgarinë. Deri tani mundësit bullgarë kanë fituar 67 medalje – 16 medalje të arta, 31 të argjendta dhe 20 medalje të bronzta. 212 janë të gjitha medaljet e fituara nga Bullgaria në Lojërat Olimpike.

Në Olimpiadën e Londrës Bullgaria do të paraqitet nga 63 sportistë në 16 lloje sporti. Para dërgimit të sportistëve bullgarë ministri i sportit Svilen Nejkov bëri një prognozë optimiste, duke shprehur shpresën se paraqitja e bullgarëve do të jetë më e mirë nga ajo në Lojërat e kaluara në Pekin para 4 vitesh. “Kemi shanse reale për medalje – mund të jenë 6-7, por mund të jenë dhe 10” – deklaroi ministri. I ngjashëm ishte dhe parashikimi i kryetares së Komitetit olimpik bullgar Stefka Kostadinova: “Nuk më pëlqen të bëjë prognoza, por shpresoj se do të kemi 5-6 medalje, pse jo dhe më shumë. Jam 100 për qind e sigurt se do të kemi medalje në mundje, në gjimnastikën ritmike, në qitjen sportive, në atletikën e lehtë, në boks, pse jo dhe në volejboll?”

© Foto: EPA/BGNES


Po të flasim më konkretisht, në delegacionin olimpik të Bullgarisë marrin pjesë dhe sportistë të tjerë të shquar bullgarë, përveç Jordan Jovçevit. Maria Grozdeva është kampione e dyfishtë olimpike në qitjen sportive. Stanka Zllateva është kampione e shumëfishtë botërore dhe evropiane, e cila ende nuk ka fituar titullin e saj të parë olimpik. Pjesë e elitës sportive botërore gjatë disa viteve të fundit është Ivet Llallova, e cila para më pak se një muaj u bë kampionia e parë bullgare evropiane në vrapimin 100 metra, si dhe Vanja Stambollova – vrapuese me pengesa. Nuk janë të pakta edhe shanset e boksierëve bullgarë – të kampionit botëror Detelenin Dallakliev dhe të nënkampionit evropian Tervell Pulev. Me shumë shpresa presim pjesëmarrjen e vajzave bullgare nga gjimnastika ritmike. Pavarësisht nga skandalet në skuadrën e volejbollit, atje gjithashtu kemi shanse për fitore. Le të mos harrojmë edhe emrat me famë botërore – tenisten Cvetana Pironkova dhe badmintonisten Petja Nedellçeva. Pse të mos presim dhe lindjen e një ylli të ri në këtë Olimpiadë?

Në përfundim mund të themi se të gjithë shikuesit mund të presin ditë plotë emocione të mëdha gjatë festës më të madhe sportive – Lojërat olimpike. U urojmë sukses të gjithë pjesëmarrësve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Vilhellm Balltaxhain


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Karlos Nasar është zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë

Karlos Nasar u shpall zyrtarisht peshëngritësi më i mirë në botë për vitin 2024. Gjatë këtij viti, me rekordet e tij të përmirësuara olimpike dhe botërore, peshëngritësi bullgar u bë kampion evropian, bote dhe olimpik. “Kam marrë një çmim tjetër që e kam..

botuar më 24-12-23 7.04.MD

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD
Todor Zelenkov

Todor Zelenkov: Për të kapërcyer konkurrencën botërore në mundje dore, duhet një vullnet i fortë dhe pak kokëfortësi

Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..

botuar më 24-12-18 7.35.PD