Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shën Hyjlindësja në ikonografinë bullgare

Shën Hyjlindësja Odigitrija me profetë, shek. XVI, Nesebër
Foto: pravoslavieto.com
Më 8 shtator Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat e mëdha fetare – Lindja e Hyjlindëses. Në të gjitha manastiret dhe kishat bullgare pamja e Nënës së Krishtit mund të shihet e rikrijuar në mënyra të ndryshme gjatë shekujve. Në Kriptën e Tempullit Monument “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet ka dy ikona kushtuara Lindjes së Hyjlindëses. Njëra prej tyre haset pothuajse në çdo kishë të Bullgarisë. Në të Hyjlindësja është e rikrijuar si një bebe me aureolë përqark kokës në një djep foshnjor. Në qendrën janë dy prindërit e saj – Shën Ana dhe Shën Joakim nga Nazareti me miqtë e tyre. Të gjithë ata janë pranë tryezës festive, ku kremtojnë lindjen e Shën Marisë. Ikona tjetër bënë përjashtim:

“Këtu djepi mungon, ndërsa Hyjlindësja e vogël është e pikturuar mbi një ikonë, të cilën nëna e saj Shën Ana e mban në duar. – Këtë e shpjegon ciceronia Vlladisllava Kasmakova. – Krahas kësaj që në ikonat e lindjes përqark kokës së Hyjlindëses pikturohet një kurorë të ndritshme zakonisht në të kuqen. Dhe nuk është e rastit, që brerorja e saj është me këtë ngjyrë. Ajo ka një rëndësi të veçantë në ikonografinë ortodokse. Konsiderohet, se ajo posedon një funksion tepër të fortë mbrojtëse. Ngjyra e kuqe në fakt vjen, që të zëvendësojë ngjyrën e gjelbër, e cila deri në shekullin X simbolizonte fitoren e jetës mbi vdekjen dhe tregonte një gjendje të lartë të personazheve të rikrijuara në qiell. Piktori dëshiron të inspirojë te besimtari, se vet Hyjlindësja u zgjodh për një mision special, që me ardhjen në botë. Ajo duhet të lindte Shpëtimtarin, i cili do të vinte në mes të njerëzve, që t’i shpëtojë shpirtrat e tyre dhe t’u shpërlajë mëkateve, duke sakrifikuar jetën. Kjo është një nga arsyet, për të cilat Hyjlindësja në të gjitha afresket dhe ikonat është tepër e përqendruar dhe serioze, sikur është e zhytur në mendime. Fati i saj nuk ishte i lehtë, megjithëqë ishte e bekuar. Ndryshe nga ikonografia ortodokse, në pikturimin katolik Hyjlindësja gjithnjë është e veshur me petka blu të thellë, gjë që simbolizon një gjendje të lartë. Në ikonat katolike ajo gjithnjë argëtohet me Krishtin e vogël, i cili akoma është bebe. Në fakt në këtë tip pikturimi i Hyjlindëses rikrijohet momenti i amësisë, i cili gjithnjë i sjell gruas kënaqësi, lumturi dhe hare. Përderisa në ikonografinë ortodokse ndjenja e thellë e amësisë gjithnjë shoqërohet me kujdesin dhe brengën.

© Foto: Iliana Rajçeva

Lindja e Hyjlindëses, dy ikona nga Veliko Tërkovo, shek. XIX

Konsiderohet se Apostulli Lluka pikturoi ikonën e parë të Hyjlindëses. Me kalimin e kohës u formuan rregulla kanonike, sipas të cilave rikrijohet pamja e saj. Petkat e Nënës së Zotit gjithnjë janë në dy ngjyra – e kuqja e cila arrin deri në të kafen e errët dhe blu. Ngjyra e kuqe simbolizon lidhjen e Hyjlindëses me gratë e zakonshme. Kjo është ngjyra e femërisë dhe amësisë. Bluja është ngjyra e trishtimit, brengës dhe zisë. Hjylindësja është e vetmja grua, së cilës i lejohet të mbajë këpucë të kuqe, edhe kur qëndron para Krishtit të gozhduar. Dhe kjo mund të shpjegohet vetëm me pozitën e saj të lartë në qiell.

© Foto: Iliana Rajçeva

Hyjlindësja Oranta – detal nga ikona në Manastirin e Baçkovos, pas vitit 1344

Ka disa kanune në pikturimin e Shën Hyjlindëses Mari në ikonografinë ortodokse. Brenda viteve disa prej tyre u afirmuan si më të përhapura. Pikturimi më i vjetër i Nënës së Shenjtë është e ashtuquajtura “Oranta”, që vjen nga greqishtja dhe do të thotë – shikoj, vështrojë dhe që këtu edhe emri “Hyjlindësja e ogurit”. Në ato ikona Figura e Hyjlindëses është e rikrijuar deri në mesin dhe ajo bekon me dy duar të shtrirë. Në qendrën e ikonës është Krishti, i cili gjithashtu bekon. Vetëm në kanunin “Oranta” të pikturimit të Hyjlindëses, ajo bekon. Ikonat e këtij tipi zakonisht janë në pjesën lindore të kishës.

Kanuni më i përhapur i vizatimit të Hyjlindëses është “Odigitrija”, gjë që në përkthim nga greqishtja do të thotë udhërrëfyese. Shkaku për këtë na shpjegon prapë Vladisllava Kasmakova:

© Foto: Iliana Rajçeva

Hyjlindësja Odigitrija, fund i shek. XV – fillim i shek. XVI në kishin e Sozopollit “Shën Hyjlindësja”; Hyjlindësja Odigitrija, viti 1775 në Manastirin e Rillës

“Hyjlindësja mban në duart Krishtin e vogël dhe me dorën e djathtë e tregon atë si rruga e shpëtimit të shpirtit njerëzor. Ajo e tregon birin si “Rruga, E vërteta dhe Jeta”. Krishti qëndron i ulur në prehrin e saj dhe bekon. Dhe megjithëqë Krishti është i pikturuar si një fëmijë pamja e tij nuk është foshnjore. Në ortodoksinë konsiderohet, se ai nuk ka moshë dhe është simbol i urtësisë dhe i mençurisë. Ai është i përjetshëm, pavarësisht se për një kohë të shkurtër jetoi ndër njerëzit dhe kishte përfituar një pamje njerëzore. Në ballin dhe në dy supet e Hyjlindëses ka tre yje, që formojnë një trekëndësh – simbol i virgjërisë, pafajësisë, çiltërsisë dhe amësisë. Nëna e Zotit nuk ka mëkate, pavarësisht se lindi Krishtin. Ajo ishte e zgjedhur nga të gjitha gratë dhe u bekua, që të lindë Shpëtimtarin e njerëzimit. Një gjë karakteristike për ikonat e Hyjlindëses bashkë me Krishtin e vogël është, se ai gjithnjë bekon, dhe ajo sikur është në planin e dytë.”

© Foto: Iliana Rajçeva

Hyjlindësja Eleusa, fund i shek. XVI – fillim i shek. XVII, Nesebër

Një nga kanunet më të respektuara nga gratë pa fëmijë është “Eleusa”, gjë që do të thotë e mëshirshme, përkëdhelëse, dashuruese.
“Kjo është ikona, në të cilën Krishti e ka përqafuar nënën e vet dhe janë faqe më faqe. Kjo ikonë është simbol i dashurisë prej nëne. Ky sikur është momenti, në të cilin Hyjlindëses i lejohet të jetë buzëqeshur. Ky tip i rikrijimit të Nënës së Zotit ka fituar një popullaritet të madh në Ballkan dhe sidomos në Rusi. Mund të thuhet, se kjo është ikona me pamjen më femërore të Hyjlindëses. Shpesh herë ajo konsiderohet çudibërëse dhe për këtë arsye i gëzohet respektit të madh të besimtarëve.

Pikërisht nga ky tip i rikrijimit të Hyjlindëses u formua një kanun tjetër i nderuar “Hyjlindësja me tre duar”. pravoslavieto.comZakonisht dora e djathtë e Hyjlindëses dyfishohet, gjë që do të thotë, se kur një njeri e duan ndonjëri tjetër, atëherë dy duar nuk mjaftojnë që ta përqafosh.”

Një nga ikonat më të njohura, në të cilën Nëna e Zotit është e pikturuar me tre duar ndodhet në Manastirin e Trojanit, ku është edhe ikona e kishës. Ka raste të tjera, kur elemente të ndryshme të ikonës dyfishohen. Dhe një dyfishim i tillë i elementeve e bënë ikonën më të respektuar dhe të nderuar. Konsiderohet, se lutjet para një ikone të tillë posedojnë një forcë shumë më të madhe, se sa para ikonave të zakonshme. Ka edhe shembuj të tjerë për dyfishimin e detajeve të ndryshme të ikonës, për të cilët më shumë hollësi prapë sjell Vlladisllava Kasmakova.

Hyjlindësja trëndafili i pavdekshëm, viti 1703, Zograf Dhimitër, Trakija
“Ikona “Hyjlindësja trëndafili i pavdekshëm” i përket traditës më të vjetër të pikturimit kanonik “Odigitrija”. Trëndafili është një dukuri, kur një simbol i feve më të moçme adaptohet në përputhje me rrethanat. Është fakt, se deri në shekullin X të gjithë shenjtorët zëvendësoheshin me simbole, sepse ndalohej rikrijimi i pamjeve të tyre. Kjo ishte pjesë e mbrojtjes së fesë së krishtere, kur ajo mezi fillonte të përhapej në katakombet e Romës. Në fakt trëndafili është lulja e hyjnisë greke Afrodita. Me ligjësimin e respektimit të ikonave me Dekretin e vitit 843, çdo shenjtor duhet të pikturohej si një person, sepse simbolizmi në ikonografinë ishte një element pagan. Ikona “Hyjlindësja trëndafili i pavdekshëm”, që ndodhet në Kriptën e Tempullit “Shën Aleksandër Nevski” u pikturua në vitin 1703. Në të Shën Maria mban Krishtin në prehër. Por pamja e saj është krejt e ndryshme, ajo kujton një mbretëreshë me kurorë në kokë dhe me një trëndafil në dorë. Kurora tregon, se ky tip ikonash u krijuan nën ndikimin e barokut dhe tablove katolike. Në këtë periudhë Nënës së Krishtit nuk iu drejtoheshin “O, Zonja e Jetës”, por “O, Mbretëresha Qiellore”. Kjo ikonë gjithashtu është çudibërëse. Kur një detal përtëritet, në këtë rast trëndafili dhe fytyra e Hyjlindëses, kjo e bënë ikonën çudibërëse.”

© Foto: Iliana Rajçeva

Hyjlindësja në fron me profetë, Zograf prift Nikolla nga Teteveni, viti 1703
Një kanun tjetër është “Hyjlindësja në fron”, e cila nuk mund të ngarrohet. Ajo është e ulur në fron dhe Krishti prapë është në prehrin e saj. Dora e Krishtit prapë është e ngritur me shenjen e bekimit. Ky tip ikonash gjithnjë janë me suazë, në të cilën janë të pikturuara figurat e 12 profetëve. Një gjë interesante është, se në këtë ikonë, secili nga profetët mban në duar një pergamenë, në të cilën është e shkruar vegimi i tij për Hyjlindësen. Në Kriptë ka një ikonë nga Trjavna që datohet nga viti 1703. Ajo është shumë interesante me përtëritjen e simboleve. Pranë figurës së çdo profeti me pergamenën e tij, me sende është i rikrijuar vet vegimi. Megjithëqë nuk është e zakonshme, ky lloji vizatimi në të kaluarën, kur njerëzit ishin analfabet, ishte shumë i dobishëm. Kështu ilustrimi zëvendëson leximin. Nëpërmjet këtij ilustrimi njerëzit deshifrojnë vegimin e profetit.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD