Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mundësitë për përfshirjen e romëve në tregun e punës

Foto: BGNES
Sipas raportit të Bankës Botërore, të paraqitur kohët e fundit në Bruksel, vetëm 35 për qind nga popullsia rome në Bullgari, Hungari, Çeki dhe Serbi kanë punë dhe ushqim. Te gratë-rome papunësia përfshin edhe një përqindje edhe më të lartë – afro 75 për qind në Bullgari, Çeki dhe Hungari. Të dhënat për vendin tonë tregojnë akoma se mbi 80 për qind nga romët janë të kërcënuar nga mungesa e punësisë. Përgjithësisht 6 për qind nga bullgarët dhe 42 për qind nga romët kanë deklaruar se janë shtrirë të paktën njëherë të uritur gjatë muajit. Këto si dhe të dhëna të tjera përsëri ngrenë çështjen jashtëzakonisht të rëndësishme për përfshirjen e popullsisë rome në tregun e punës, që do të pakësojë varfërinë mes kësaj grupe. Aq më tepër se, në sfondin e popullsisë e cila po pakësohet në moshën e aftë për punë te ne, por dhe në të gjithë Evropën, pikërisht romët janë ai grup potencial, i cili duhet të përfshihet në të dhe të marrë një pjesë nga barra fiskale – të paguajë taksa dhe kontribute. Pjesëmarrja e romëve në ekonomitë e shteteve evropiane tanimë është një domosdoshmëri e rëndësishme.

Numërimi i fundit i popullsisë në Bullgari gjatë vitit të kaluar tregon se, etnosi rom është i treti për nga numri te ne. Si romë e kanë përcaktuar veten pak mbi 325 mijë veta. Integrimi i tyre ndaj shoqërisë është një sfidë afatgjatë. Strategji, programe dhe dokumente të tjera tregojnë rrugën në të cilën kjo duhet të bëhet. Ekziston dhe Këshill për Integrimin e Romëve pranë ministrit të punës dhe të politikës sociale. Një kusht i rëndësishëm për suksesin e këtij procesi është edhe mobilizimi i plotë i vetë romëve. Mjerisht një pjesë e madhe prej tyre nuk tregojnë dëshirë për këtë, por preferojnë mënyrën e vet të deritanishme të jetesës. Përfshirja e tyre e plotë vlefshme në tregun e punës kërkon në vend të parë të dinë shkrim dhe lexim, kualifikim si dhe motivim për kërkimin e punës. Sipas Dejan Kolevit, drejtor të Rondacionit rom “Amalipe”, mezi rreth 13 për qind nga romët bullgarë kanë përfunduar arsim të mesëm, kjo pakëson mundësitë e tyre për gjetjen e punës dhe për dalje nga varfëria. Një problem fillestar është rënia e fëmijë romë nga shkolla. Këtu shteti ndërhyri dhe e lidhi marrjen e ndihmave për rritjen e fëmijëve me pjesëmarrje në orët e mësimit.

“Të dhënat të cilat i ofron çdo vit Ministria e Arsimit, janë për lënie të rreth 1,8 për qind nga të gjithë nxënësit për vit – thotë Dejan Kolevi. – Në shkollat tetëvjeçare një pjesë nga nxënësit të cilët e kanë lënë shkollën janë me prejardhje rome. Ajo të cilën mund ta them me siguri është se përmes përpjekjeve më të shumta dhe ndërhyrjes pedagogjike ky proces mund të pakësohet në mënyrë të ndjeshme. Do të jap shembull mbi bazën e 90 shkollave, të cilat janë të përfshira në programin e qendrës “Amalipe” në lidhje me pakësimin e lënies së shkollës nga fëmijët romë. Gjatë vitit të kaluar në këto 90 shkolla lënia u pakësua në mënyrë të ndjeshme dhe kjo thjesht me mjete pedagogjike dhe është një intervencion më të forcuar pedagogjik. Në këto shkolla realizuam arsim të mësuesve për punë efektive në një mjedis multietnik, ndryshime në programin shkollor përmes aplikimit të arsimit inter-kulturor nën formën e veprimtarive jashtë shkollore, formimin e parlamentit prej nxënësve, të një klubi prej prindërve dhe angazhimin e tij me problemet e lënies së shkollës. Rezultatet – në 60 nga këto 90 shkollë gjatë këtij viti nuk ka asnjë nxënës të rënë.”

Me qëllim inkurajimin e romëve vetë të kërkojnë punë, dhe jo të presin vetëm ndihmat sociale dhe shtesat për fëmijë, ndaj byrove të shumta për punë tanimë punojnë mediatorë romë. Ata lehtësojnë lidhjet me punëdhënësit, gjejnë njeriun më të përshtatshëm nga etnosi rom për vendin e punës të shpallur nga punëdhënësi. Raporti i Bankës Botërore, i paraqitur në Bruksel, propozon akoma vendime – hapjen e skemave për mikro-kreditim të pakicës rome, lëshimin e kredive sociale deri më 3000 euro romëve, të cilët kanë dëshirë të zhvillojnë biznes. Një ide e mirë, por deri diku, sipas Dejan Kolevit nga “Amalipe”: “Në qoftë se është vetëm masa, lidhur me lëshimin e një huaje të tillë pa përqindje ose ndihmë qëllimore, dyshoj se mund të çojë deri në një rezultat serioz. Ajo duhet të shoqërohet me këtë, njerëzit e përfshirë në një masë të tillë, të ndihmohen në zhvillimin e biznes mjeshtërive, me mirëmbajtjen e dokumentacionit të domosdoshëm. Është fakt se, një pjesë e madhe nga romët nga grupet e ndryshme i nxjerrin paratë e veta përmes një tregtie të vogël ose një prodhim të vogël. Me falë të tjera ata kanë mjeshtëri pune, por nuk e dinë se si ta legalizojnë këtë prodhim, si ta mbajnë në kuadrin jo të ekonomisë gri, por të ekonomisë në dritë. Dhe në këtë drejtim masat e lidhura me lëshimin e një huaje të tillë pa përqindje ose ndihmë duhet të shoqërohen me përfshirjen dhe ndihmën e tyre pikërisht në zhvillimin e këtyre gjërave të rëndësishme shoqëruese ose jashtëzakonisht të rëndësishme.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD