Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emigracioni i ri bullgar – biznesmenë të suksesshëm

Foto: BTA
Afro 1.6 milionë bullgarë punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit. Statistika kombëtare llogarit se për vit rreth 20 000 veta ikin nga Bullgaria. “Derdhja e truve” u bë problem serioz për vendin tonë gjatë viteve të fundit. Bullgarët e rinj bëjnë shaka se, nga kriza në Bullgari ka dy rrugëdalje – Terminali 1 dhe Terminali 2 në Aeroportin e Sofjes.

Ekspertët bullgarë tanimë na qetësojnë se, gjermanët emigrojnë 60 herë më shumë se ne. Derisa mezi 2 për qind nga banuesit e Evropës jetojnë në një shtet tjetër evropian, të ndryshëm nga atdheu i tyre, bullgarët jashtë kufirit përbëjnë 4 për qind nga rrymat e emigrantëve. “Për ne këto shifra janë të mëdha, por kjo është kështu, sepse Bullgaria është një vend i vogël, kurse 10 për qind nga bullgarët kanë një statut emigranti”, komenton të dhënat prof. Temenuga Rakaxhijska nga Universiteti për Ekonominë Kombëtare dhe Botërore.

Gjatë viteve të fundit lindi një emigracion i ri bullgar. Këta janë njerëz me një biznes të suksesshëm, të cilët shpërngulen bashkë me familjet e veta jashtë shtetit. Biznes emigracioni po vazhdon të drejtojë kompanitë e veta nga distanca ose me udhëtime deri në Bullgari. Ekspertët prognozojnë se, ky segment nga emigracioni bullgar do të zhvillohet gjithnjë e më shumë, kurse kjo është një shenjë e keqe për ekonominë bullgare. “Këta janë njerëz të cilët janë në polin tjetër – ata nuk janë nga emigracioni ekonomik. Ata janë mobilë, sepse tanimë janë realizuar mirë në Bullgari – u bën karakteristikë biznes emigrantëve të rinj prof. Rakaxhijska. – Ata janë me një status mjaft të lartë social dhe e shfrytëzojnë mundësinë, të cilën jua jep Konventa Evropiane për shtetësinë – me fjalë të tjera të mund të kenë një shtetësi të dyfishtë. Ata preferojnë të ikin nga vendi dhe të vendosen në vende të afërta ose të largëta të Evropës Perëndimore, që të mund t’u sigurojnë anëtarëve të familjes dhe për më tepër trashëgimtarëve të vet, një mjedis më stabil social.”

Cila është Meka e emigrantëve të pasur bullgarë?

“Preferencat më të shumta janë të drejtuara ndaj Austrisë – tregon ekspertja. – Së pari, sepse kemi tradita në biznes kontaktet. Së dyti sepse në Austri ka një sërë prioritete sociale – shteti është i rregulluar dhe i fortë. Aty pothuajse nuk vihen re negativa sociale, siç ekzistojnë në disa vende evropianoperëndimore. Austria ofron mjedis shumë të këndshëm dhe për trashëgimtarët e biznes emigrantëve – arsim falas, universitete prestigjioze. Ajo është dhe shumë afër me Bullgarinë dhe ata mund lirisht dhe shpesh të kthehen në vend, që të drejtojnë biznesin e vet, i cili zakonisht është në Bullgari.”

Vendi i dytë ku ka një përqendrim më të madh të emigrantëve të pasur bullgar është Brukseli. Përse pikërisht aty?

“Brukseli – sepse gjithsesi është një kryeqytet evropian dhe sepse aty ka shumë mundësi për kontakte, për lobin – sqaron prof. Temenuga Rakaxhijska. – Biznesmenët bullgarë në Bruksel janë më pak, por tendencat janë kategorike. Aty ka mbi 700 qendra për lobi, kështu që mundësitë për vendosjen e biznes kontakteve janë shumë të gjera. Përveç kësaj, vetë prania e kaq shumë qendrave lobiste lejon të mund të mbrohen ndonjë farë interesash.”

Përveç tendencave negative, emigrantët bullgarë dërgojnë në atdhe rreth 400 milionë euro për vit. Rrymat e parave nga jashtë “janë pothuajse të barabarta të sasisë të investimeve të drejtpërdrejta të huaja”, thotë prof. Rakaxhijska dhe shton, se këto para u dërgohen të afërmve dhe farefisit, që ndihmon konsumin e tyre. Për 3 vjetët e fundit emigrantët bullgarë e kanë përkrahur ekonominë tonë me afro 1.2 miliardë euro. “Këto para janë të harxhuar në Bullgari – komenton tendencat prof. Rakaxhijska. – Disa prej tyre investohen në prona, në hapjen e bizneseve të vegjël, por një pjesë më e madhe në fakt janë për një konsum të drejt nga të afërmit e emigrantëve.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD