Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon tregje të reja në Azi

Presidenti i Vietnamit, z. Çjong Tan Shang shprehu bindjen se vizita e ministrit Djankov në Hanoi do të kontribuojë për përforcimin e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve.
Foto: EPA/BGNES
Gjatë 10 ditëve të fundit delegacione bullgare vizituan Indinë, Vietnamin dhe Kinën. Aksenti bazë në bisedimet ishte vënë mbi bashkëpunimin ekonomik tregtar. U bë e qartë se, Bullgaria kërkon tregje të reja në Azi.

Në kuadrin e sesionit të komisionit ndërqeveritar bullgaro-indian për një bashkëpunim tekniko-shkencor, një delegacion bullgar, i kryesuar nga ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmi Deljan Dobrev bëri në Delhi marrëveshje që vitin e ardhshëm kompani bullgare të vizitojnë Indinë për studimin e mundësive të ndihmojnë përpunimin e produkteve bujqësore. Vendi është prodhuesi më i madh i qumështit në botë, i dyti është për nga prodhimi i frutave dhe në vend të tretë për nga prodhimi i kulturave të drithit, por vetëm një pjesë e vogël nga prodhimi përpunohet në industrinë ushqimore. Por sfera e interesit të përbashkët është shumë më i gjerë. Delegacioni zyrtar bullgar u shoqërua nga përfaqësues të firmave në fushën e energjetikës, të industrisë ushtarake, makinë-ndërtimit, industrisë ushqimore dhe kozmetike, prodhimit i verërave dhe turizmit. Përmes memorandumit për mirëkuptim dhe marrëveshjes për bashkëpunim, të lidhur me Dhomën Tregtare-Industriale Bullgare, Federata e Dhomave Tregtaro-Industriale të Indisë u angazhua të kontribuojë për gjetjen e biznes partnerëve. India lejon në sferën e tregtisë së brendshme investime të drejtpërdrejta të huaja në përmasë deri më 51 për qind, që u jep mundësi kompanive bullgare të hyjnë në tregun e madh indian. Gjatë kohës së sesionit, kompania bullgare Rose Valley Tours bëri marrëveshje për eksport të vajit të trëndafilit me atë indiane Roseleen International.

Pasi zëvendëskryeministri vietnamez Nguen Thien Njan vizitoi Bullgarinë në fillim të muajit shtator, gjatë muajit tetor zëvendëskryeministri dhe ministër i financave Simeon Djankov ktheu vizitën. Temat bazë në bisedat në Vietnam ishin të lidhura me bashkëpunimin bilateral ekonomik dhe inkurajimin e lidhjeve tregtare-ekonomike midis të dyja vendeve. Si sfera bazë të një interesi të përbashkët u vizatuan industria ushqimore, farmaceutika, pajisja mjekësore, industria kimike dhe bujqësia. Pala vietnameze shprehu dëshirë të vendosë marrëdhënie më të afërta me Bullgarinë në fushën e financave dhe pritjen të fitojë investime bullgare në ndërtimin rrugor. Ishte llogaritur se, aty nga fundi i muajit shtator Bullgaria tanimë ka pasur në Vietnamin e largët investime me një vlerë të përgjithshme prej 30 milionë dollarëve në 8 projekte.

Një interes të madh Bullgaria ka dhe ndaj Kinës. Gjatë gushtit qeveria miratoi memorandum për bashkëpunim midis Ministrisë të Ekonomisë dhe Departamentit të Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Provincës kineze Guandun. Sipas tij, të dyja institucionet do të krijojnë mundësi për projekte të përbashkëta industriale dhe themelimin e ndërmarrjeve të përziera, hapjen e përfaqësive dhe të degëve të kompanive. Gjatë javës së kaluar një delegacion i Partisë Socialiste Bullgare vizitoi Shangain dhe provincën Hubej. Pavarësisht nga karakteri partiak i vizitës, një aksent bazë në bisedat me autoritetet vendase ishte vënë mbi mundësitë për shtimin e kontakteve të punës midis të dyja vendeve në sferën e turizmit dhe të prodhimit të qumështit. Bullgaria ka interes të eksportojë për në Kinë verëra dhe tanimë po i reklamon bashkërisht me Greqinë në kuadrin e programit të promocionit, të bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian.

Pozita të mira në tregjet aziatike Bullgaria ka pasur dhe në të kaluarën, por tani po mund që t’i zgjerojë. E bën në kushte të reja, ku si anëtar i Bashkimit Evropian ndërmerret nga partnerët e saj aziatikë si një urë drejt tregut të madh evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD