Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria bullgare gjatë vitit 2012

Foto: BGNES
Ministria e Mbrojtjes llogariti kryerjen e detyrave të Ushtrisë Bullgare për vitin 2012 dhe vizatoi prioritetet për vitin 2013 në bazë të Planit për zhvillim të forcave të armatosura. Në Këshillin e Mbrojtjes merr pjesë dhe presidenti dhe kryekomandant suprem i Forcave të Armatosura, z. Rosen Plevneliev.

Kreu i shtetit në mënyrë kategorike përkrahu “arritjen paralele” të 1,5 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto të shpenzimeve për mbrojtje deri në vitin 2017 – kërkesë e parashtruar dhe në Librin e Bardhë për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Ai shprehu kënaqësi nga ajo që është arritur në kushtet e shtimit të kufizuar prej 95 të rrogave të nëpunësve ushtarakë dhe rreth 7 për qind për nëpunës civilë në sistem që nga fillimi i vitit 2013. Sipas fjalëve të tij ndërrimi i qeverive nuk duhet të çojë deri në reforma të pafund dhe shkurtime dhe deri në marrjen e kompensimeve sociale të ushtarakëve, që të mund të kenë ata besim tek institucionet. Udhëheqësi i shtetit u argumentua me faktin se, kohët e fundit, shumë oficerë të rinj, nënoficerë dhe ushtarak të rëndomtë ikin nga ushtria vullnetarisht.

“Pamja mund të përcaktohet si shqetësuese, sipas meje. Vetëm për dy muaj e gjysmë – nga data 1 tetor deri më 15 dhjetor qindra nëpunës ushtarakë kanë dhënë raporte për ikje nga ushtria. Ku 2/3 prej tyre janë oficerë. Pjesa dominuese prej këtyre oficerëve janë me gradën kapiten, major dhe nënkolonelë, ku më shumë janë majorët. Por më e rëndësishmja në këtë rast është të shikojmë se çfarë fshihet pas kësaj statistike dhe se si mund të evitohet kjo tragjedi. Kur ikin nga ushtria, dhe kjo me dëshirë të vet, të përgatitur, të arsimuar në akademi prestigjioze dhe kolegje, me një përgatitje gjuhësore dhe një përvojë luftarake nga pjesëmarrje në misionet, natyrisht ka problem dhe ne jemi të detyruar ta adresojmë dhe ta zgjidhim. Shkaqet janë të ndryshme, komplekse, ato janë të grumbulluara gjatë viteve të tranzicionit. Por që nga viti 1992 deri tani për 20 vjet rejtingu i ushtrisë ka rënë mbi 2 herë – nga 76 në 36 për qind.”

Presidenti Plevneliev deklaroi akoma se, i përkrah reformat e ndërmarra në Forcat e Armatosura dhe transformimi i tyre në moderne dhe të lidhura ngushtë me forcat e vendeve nga NATO-ja. Kreu i shtetit pret në kuadrin e shpenzimeve të afirmuar për mbrojtje në buxhetin e vendit pas vitit 2013 të fillojë realizimi i projekteve të planifikuara për modernizimin dhe riarmatimin e ushtrisë. Sipas ministrit ushtarak Anju Angjellov, pavarësisht nga ulja e rejtingut të Ushtrisë Bullgare kundrejt fillimit të kalimit drejt demokracisë te ne, ai mbetet më i lart në krahasim me këtë të institucioneve të tjera shtetërore. Me rejting më të lart është vetëm Kisha Ortodokse Bullgare. Anju Angjellov ishte kategorik në vlerësimin e vet për kryerjen e detyrave nga nëpunësit ushtarakë bullgarë në kushte të rënda jashtë kufirit, përfshi operacionin e NATO-s në Afganistan.

“Gjatë vitit 2012 Ushtria Bullgare jo njëherë tregoi gatishmërinë e vet për reagim të shpejt e adekuat, si edhe një profesionalizëm të lartë. Ne e filluam transformimin e pjesëmarrjes sonë pikërisht në një situatë të tillë të nderë. Në plan të brendshëm ndërhyrja e Ushtrisë në ndihmë të popullsisë ishte vendimtare dhe në kohë për evitimin e pasojave nga përmbytjet dhe për shuarjen e zjarreve në malet etj.”

Ministri Anju Angjellov nënvizoi se, Ministria e Mbrojtjes jep mjete për përgatitje të mirë dhe me cilësi të ushtarakëve. Sipas fjalëve të tij “pjesa e resurseve nga buxheti për përgatitje luftarake rritet vazhdimisht”. Ndahen më shumë para për lëndë, për veprimtari fluturimi dhe lundrimi. Ai rikujtoi se, gjatë vitit 2012 ishte certifikuar me sukses batalioni i parë nga përgjithësisht gjashtë batalionet e parashikuara luftarake. Përveç kësaj, për herë të parë, që nga fillimi i mandatit të qeverisë së tanishme, e cila filloi me borxh të trashëguar prej 290 milionë euro nga e mëparshmja, ministria po e përfundon vitin pa detyrime financiare, kurse plani për të ardhura personale është i tejkaluar me 55 për qind.

Ministri ushtarak vuri në dukje se, viti 2012 ka qenë i rëndësishëm dhe për transformimin e hallkave taktike mbi standardet e NATO-s. Ai i dha një vlerësim të lartë organizimit mbi riemërimin në një garnizon tjetër të ushtarakëve me përgatitje të mirë profesionale, që kanë dëshirë të vazhdojnë të qëndrojnë në ushtri. Janë krijuar mundësi për zhvillimin e tyre profesional dhe janë marrë masa për rritjen e motivacionit të tyre: para suplementare për arritje personale, dyfishim të pagës për gjuhë të huaj, rritje me 15 për qind të kompensimeve për banesa me qira. Ministri Anju Angjellov rikujtoi se, vlerësimi i tanishëm për kryerjen e detyrave për vitin 2012 është paraprak, kurse përfundimtari do të jepet pas përfundimit të analizës gjatë janarit të vitit 2013.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD