Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

OPEN BUZLUDZHA mbledh mijëra nën “pjatën” e monumentit më të njohur në Bullgari

3
Foto: buzludzha-project.com

Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA ofron një shfaqje magjepsëse drite, biseda, punëtori dhe muzikë nga muzg deri në agim, me sfond natyrën e bukur në zemër të Stara Pllaninës. E gjithë kjo me një qëllim të vetëm – të mbledhë mbështetje publike për ruajtjen dhe hapjen e monumentit të Buzlluxhas si vend për art, kulturë dhe histori.



Organizator i ngjarjes është fondacioni “Projekti Buzlluzha”, i cili prej një dekade punon aktivisht për t’i dhënë jetë të re një prej ndërtesave më të njohura në Bullgari, dhe përpjekjet e tij mbështeten nga mijëra vullnetarë dhe bashkëmendimtarë.

Dora, e cila dëshiron t'i japë frymë të re Buzlluxhës: "Qëllimi është as të falësh e as të harrosh"


Këtë vit festivali i kushtohet 10-vjetorit të “Projektit Buzlluxha”. Motoja e tij është “Histori për t’u ndarë” dhe vizitorët kanë mundësinë të ndajnë historitë, mendimet dhe idetë e tyre për Buzlluxhan, si dhe të mësojnë për historitë personale të njerëzve të lidhur me vendin. “Festivali vetë është një histori për një përjetim të përbashkët dhe një kauzë të përbashkët. Ai shndërrohet në një skenë për takime mes historive dhe vizioneve, të kaluarës dhe së ardhmes, këtu dhe tani” – thonë organizatorët. Dhe pas përfundimit të tij më 17 gusht, ndarja e përshtypjeve dhe ideve vazhdon, për të ruajtur nga shkatërrimi dhe harresa simbolin e një epoke.

Shih më tepër nga Arkivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Ivan Gergov
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: buzludzha-project.com, Facebook /Projekti Buzludzha (arkiv)


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Kopshtaria bullgare u shpall trashëgimi kulturore jomateriale në Hungari

Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..

botuar më 25-09-15 10.47.PD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD