Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sotir Cacarov është kryeprokurori i ri i Bullgarisë

Sotir Cacarov: “Kemi shumë punë për të bërë...”
Foto: BGNES
Z. Sotir Cacarov është kryeprokurori i ri i Bullgarisë. Ai do ta mbajë postin e lartë në sistemin penal në vazhdim të 7 vjetëve. Para se ta zinte atë, magjistrali top bëri betimin e tij gjatë ceremonisë solemne në Sofje.

“Betohem në emër të popullit të zbatoj saktë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Bullgarisë, të kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe me bindje, të jem i paanshëm, objektiv dhe të veproj në mënyrë të drejtë, të kontribuoj në ngritjen e prestigjit të profesionit, të mbajë sekretet zyrtare, duke qenë në dijeni se kam përgjegjësi para ligjit. U betua!”

Z. Sotir Cacarov premtoi që të ketë dialog dhe dinamikë në punën e përbashkët me prokurorët dhe hetuesit. Ai theksoi reformën e mëtejshme në sistemin penal në pajim me raportin e Komisionit Evropian lidhur me përparimin e Bullgarisë.

“Në vend të parë duhet ta vazhdojmë atë që kemi filluar. Duhet të mbindërtojmë dhe të vazhdojmë gjërat pozitive që kemi arritur deri tani. Kemi shumë punë për të kryer dhe Prokuroria e Bullgarisë duhet të zbatojë rekomandimet e bëra në raportin e fundit të KE-së sipas Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim. Këto janë reformat në strukturën, procedurat dhe organizimin të Prokurorisë në bazë të revizionit të pavarur. Për mua, duke zërë postin e kryeprokurorit, kjo do të jetë detyra me prioritet. Këto ndryshime janë të realizueshme dhe ne kemi nevojë për to. Raporti evropian nuk ia kërkon Bullgarisë arritjen e standardeve, të cilat të jenë më të larta se sa janë ato në vendet e tjera anëtare, kurse i kërkon barazi me to. Më tepër ka kërkesa ndaj Prokurorisë në Bullgari se sa ndaj sistemit penal në përgjithësi. Kemi shumë punë për të bërë, sepse nuk është sekret se vazhdojmë t’i jemi borxhlinj shoqërisë. Ende luftojmë kundër krimit të rëndë të organizuar dhe vazhdojmë ta kundërshtojmë krimin e lehtë.”

Para se të emërohet kryeprokuror, z. Sotir Cacarov ka qenë gjyqësor me përvojë të madhe. Ai komentoi demokratizimin e Prokurorisë dhe zgjerimin e kontrollit gjyqësor mbi aktet e saj: “Unë e përkrahë tërësisht atë që hetimi dhe procedurat parapenale duhet të përmirësohen. 80 për qind e akteve të hetimit kryhen sipas mekanizmit të vendosur dhe kanë të bëjnë me shkelje. P.sh., organet fuqiplotë kontrollojnë shtëpinë e të hetuarit dhe më pas e kërkojnë lejen në gjykatë për të kryer këtë akt. Nuk dua të fajësoj ish-kolegët e mi, por nuk duhet toleruar veprime të tilla. Mekanizmi normal vijon të jetë: së pari merret leja dhe më pas kryhen veprimet hetuese. Për sa i përket konstruksionit të procesit, kjo punë u takon ligjvënësve. Së paku Prokuroria mund të paraqesë pikëpamjet e saj, sepse ka një potencial të madh dhe në shumicën e rasteve mediat nuk e tregojnë atë. Duhet të pakësohen ndjeshëm formalitetet në procedurat parapenale. Mirëpo, heqja e formaliteteve të mos jetë “maskë” e shkeljes së të drejtave të personave që marrin pjesë në procedura.”

Për herë të parë në Bullgari kryeprokurori u betua në praninë e paraardhësit të këtij posti. Ish-kryeprokurori i Bullgarisë, z. Boris Vellçev, i uroi atij: “7 vitet në vijim le të ketë më pak skandale. Nuk jam optimist se kjo do të ndodhë, por i uroj fat të bardhë. Sepse Bullgaria bëri përshtypje se detyra e parë e kryeprokurorit është që ai të marrë pjesë në skandale. E rekomandojë që të përpiqet ta vërë në dijeni shoqërinë bullgare për punën e kryeprokurorit. Këtë unë nuk arrita ta bëjë. Kjo është me rëndësi, sepse z. Cacarov zuri postin në moment kur shumica e njerëzve janë të bindur se kryeprokurori merret me kontrollin e të gjitha padive dhe se gjithçka varet nga ai. Normalizimi i imazhit të veprës së kryeprokurorit në një shtet demokratik është me shumë rëndësi.”

Kryeprokurori Cacarov menjëherë paraqiti ekipin e tij të përbërë nga 4 zëvendës. Ndër ta janë dy konkurrentët e tij në garën për postin e kryeprokurorit – znj. Galina Toneva dhe z. Borisllav Sarafov. I ka zgjedhur sepse gëzojnë koncepte të cilat plotësojnë idetë e tij. KE-ja njoftoi se do ta ndjekë nga afër punën e kryeprokurorit të ri të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD