Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdesi për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik me mjetet e Hapësirës Ekonomike Evropiane

Zëvendësministrja e arsimit, znj. Petja Evtimova (majtas) prezanton programin “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik”.
Foto: minedu.government.bg
Rreth 9,2 mln euro janë parashikuar për integrimin dhe përkrahjen e zhvillimit personal dhe social të disa grupeve të rrezikuara të fëmijëve dhe të rinjve. Një pjesë e mjeteve, afro 8 mln euro, janë siguruar nga mekanizmi financiar i Hapësirës Ekonomike Evropiane, kurse pjesa tjetër është bashkëfinancim kombëtar.

Këtë e njoftoi zëvendësministrja e arsimit Petja Evtimova gjatë paraqitjes së programit “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik”, nëpërmjet të cilit do të realizohen projekte konkrete. Partneri zyrtar në kuadrin e programit është Këshilli i Evropës, i cili do të bashkëpunojë nëpërmjet përvojës dhe njohurive të ekspertëve të tij dhe nëpërmjet rrjetit të profesionistëve në fushën e arsimimit të romëve.

Mekanizmi financiar i Hapësirës Ekonomike Evropiane është kontributi i shteteve Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni për zvogëlimin e dallimeve ekonomike dhe sociale në Evropë. Bullgaria u bë përfituese e mekanizmave financiare të Hapësirës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë pas aderimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në Hapësirën Ekonomike Evropiane gjatë vitit 2007. Për periudhën 2007-2009 Bullgaria mori 41,5 mln euro. Me këto mjete u financuan projekte për ruajtjen e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore, kujdesin për fëmijët, Shengenin etj. Për periudhën financiare 2009-2014 mjetet e parashikuara për Bullgarinë janë mbi 126 mln euro. 97 për qind prej tyre livrohen nga Norvegjia. Ato do të përdoren nga sektorë të ndryshëm me prioritet, si për shembull ruajtja dhe administrimi i mjedisit, inovacionet për industrinë e gjelbër, zhvillimi social, drejtësia dhe rendi i brendshëm, trashëgimia kulturore, zhvillimi i shoqërisë civile dhe bursat.

© Foto: BGNES

Petja Evtimova
“Sa i përket masës së parë “Kujdesi për të rinjtë në rrezik”, e cila ka dhe buxhet më të madh, mbi 5 mln euro, parashikohet përkrahja e të paktën katër bashkive të qyteteve të mëdha – shpjegon zëvendësministrja e arsimit Petja Evtimova. – Me këto mjete ato do të mund të rinovojnë qendrat rinore, kështu qe këto qendra t’i përgjigjen standardit për cilësi të Këshillit të Evropës. Çdo një prej bashkive, e cila fiton projekt, do të marrë rreth një milion euro dhe me to do të mund jo vetëm të rinovojë këto qendra rinore, por dhe të sigurojë në to veprimtari të ndryshme për të rinjtë. Sa për komponentin e dytë “Kujdesi për fëmijët në rrezik” do të mund të kandidojnë bashki me projekte për kopshte fëmijësh në territorin e tyre. Sipas dëshirës së donatorëve dhe partnerit, me prioritet do të jenë kopshtet e fëmijëve, ku ka fëmijë nga minoritetet etnike. Me prioritet do të jenë aktivitetet, të cilat ndihmojnë integrimin, përfshi këtu dhe organizimin e festave të përbashkëta midis prindërve dhe fëmijëve në kopshtet e fëmijëve etj. Komponenti i tretë i programit “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik” do të zbatohet nga Qendra për integrim arsimor të fëmijëve dhe nxënësve nga minoritetet etnike pranë Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Shkencës. Qendra do të punojë bashkë me ekspertët e Këshillit të Evropës dhe do të zhvillojë kryesisht trajnime të nëpunësve bashkiakë, të nëpunësve nga qendrat rinore, ose të ndërmjetësve në kopshtet e fëmijëve, kështu qe të ndihmohen dy komponentët e parë.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD