Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku i ri kombëtar “Bregdeti Bullgar” do të ruajë plazhet e pakta të egra

Plazhi Irakli u bë simbol i lëvizjes rinore ekologjike në Bullgari
Foto: wikipedia.org
Irakli është një prej plazheve të pakta të egra në bregdetin bullgar pranë Detit të Zi, i cili u bë simbol i lëvizjes rinore në Bullgari kundër ndërtimit pa masë në bregdetin dhe në malet tona. Pas betejave të shumta ekologët arritën të ndalojnë planet për ndërtimin e komplekseve turistike atje. Mirëpo para disa ditësh në internet u përhap një fotografi, ku shihen gërryese në vetë rripin e plazhit.

Reaksioni ishte jashtëzakonisht i shpejtë. Brenda 24 orëve forumet sociale organizuan një protestë para parlamentit në Sofje, ku morën pjesë 2500 veta. Protesta u zhvilluan dhe në qytetet më të mëdha të Bullgarisë – në Plovdiv, Varna, Burgas. Për ndërtimin e paligjshëm në Irakli filloi të flitet një javë pasi një gërryes asgjësoi një pjesë prej dunave të mbrojtura afër qytetit Nesebër. U zbuluan dhe shumë marrëveshje të tjera për shitje të paligjshme të pyjeve shtetërore në zona të mbrojtura detare, me ose pa duna.

Skandali i fundit, i shpallur në sajtin e njohur “Bivol” u përket dunave në plazhin “Koral” – një krahinë e mbrojtur, ku rritet një lloj i rrallë luleborash. Atje jo vetëm se ka lejë për ndërtime të paligjshme, por janë bërë prova për asgjësimin direkt të luleborës nëpërmjet likuidimit të lumit të afërt, i cili ujit territorin e luleborave dhe të pyjeve të dendura pranë lumit, pyje të cilat gjithashtu janë mbrojtur nga ligji. Sipas zbulimeve të sajtit shkaku për këtë janë interesa të kryetarit të bashkisë së Burgasit Dimitër Nikollov, i cili është kryetari më i suksesshëm i bashkisë së qytetit dhe para dy vitesh u rizgjodh me votat e 70 për qind të bashkëqytetarëve të tij. Pas protestave të qytetarëve dhe zhurmës në media ndërtimet e lartpërmendura u ndaluan, si dhe të gjitha marrëveshjet me pyjet shtetërore, të lidhura që nga viti 2003 e këtej. Pritet që të zhvillohet një kontroll i rreptë. Në Parlament janë duke u shqyrtuar ndryshime legjislative, sipas të cilave nuk do të ketë aspak mundësi për ndërtime në duna.

Mirëpo këto masa janë të pjesshme dhe përsëri nuk do të mund të ruajnë pasurinë tonë biologjike dhe të peizazhit në bregdet. Para disa vitesh u miratua një ligj special për administrimin e bregdetit bullgar pranë Detit të Zi, i cili de facto nuk funksionon. Prandaj sipas koalicionit të organizatave civile “Që të mbetet natyra në Bullgari” shpresa e vetme për ruajtjen e bregdetit është përfshirja e të gjitha plazheve të egra në Parkun kombëtar “Bregdeti Bullgar – nga Durankullaku në veri e gjer tek lumi Ropotamo në jug”.

© Foto: BGNES

Ja se çfarë deklaroi Nadezhda Maksimova, një prej themeluesve të lëvizjes “Le ta shpëtojmë Iraklinë”: “Shoqëria reagoi ashpër kundër asgjësimit të bregdetit bullgar dhe ka konsensus se plazhet e pakta të egra duhet të ruhen. Prandaj ka nevojë për një vendim të shpejtë dhe të qartë politik. Ende ka shans të ruajmë bregdetin bullgar. Mund të shpallim plazhet e pakta në Bullgari rezervat kombëtar dhe t’i ruajmë në këtë mënyrë për fëmijët tanë. Protestat e fundit treguan se në Bullgari ka shoqëri civile, se njerëzit e rinj nuk mund të manipulohen, nuk dëshpërohen dhe janë gati për veprime.”

Plazhi i egër në Irakli, me kampin e tij të dikurshëm veror për fëmijë është një vend i dashur i disa brezave në Bullgari. Mirëpo vende të tilla zhduken shpejt nga harta e bregdetit bullgar dhe në vendin e tyre ngrihen hotele të mëdha. Duhet t’i vihet fund kësaj padrejtësie. Ideja e ekologëve për shpalljen e disa plazheve të egra, të cilat nuk janë lidhur njëri me tjetrin, në një park kombëtar, është avangarde dhe mund të kontribuojë për ruajtjen e territoreve të mbrojtura natyrore në mbarë Evropën.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD