Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lajme nga Bullgaria do të tingëllojnë në eterin e “Euranet+”

Andrzej Sizieniewski, Valeri Todorov dhe Erlends Calabuig duke prezantuar rrjetin e ri
Foto: Bulfoto
Evropa dhe institucionet evropiane shumë shpesh mbeten të panjohura për evropianët. Radio rrjeti “Euranet” ishte lidhje midis qytetarëve të kontinentit të vjetër dhe ngjarjeve të fundit në politikën evropiane. Në të morën pjesë 30 media prej 16 vendeve. Gjatë muajit prill të këtij viti do të startojë vazhdimi i projektit – “Euranet+”. Në të përsëri do të marrë pjesë dhe Radioja Kombëtare Bullgare.

Pjesa e dytë e projektit u prezantua zyrtarisht në një konferencë të shtypit në Radion Kombëtare Bullgare. Në të morën pjesë drejtori i përgjithshëm, z. Valeri Todorov, drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Polake dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të BE-së për radio dhe televizion, z. Andrzej Sizieniewski dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i “Euranet+”, z. Erlends Calabuig.Në kuadrin e radiorrjetit të ri do të këmbehen dhe transmetohen lajme dhe informata për ngjarje në 23 gjuhë nga hapësira e përgjithshme evropiane. Projekti do të jetë me një vazhdimësi prej 5 vjetëve. Më shumë për pjesëmarrjen e Radios Kombëtare Bullgare mësojmë nga drejtori i përgjithshëm, z. Valeri Todorov: “Ne po hyjmë gjatë këtij viti në një projekt të ri nga ky rrjet evropian. Projekti i mëparshëm 5 vjeçar përfundoi. Radioja Kombëtare Bullgare u përfshi në të dhe mendojmë se, pjesëmarrja jonë ishte jashtëzakonisht e suksesshme. Projekti i ri është akoma më interesant, ai përfshin disa nga vendet e mëparshme, por dhe pjesëmarrës të rinj. Mendoj se “Euranet” fitoi përkrahës të shumtë në Bullgari, dhe çdo gjë e cila u realizua në këtë rrjet si këmbim, dha dije të reja dhe hapi dyer të shumta. Me një rëndësi të madhe është se ne këmbejmë lajme të reja dhe informatë në gjuhët e ndryshme, ku njëra nga gjuhët është bullgarishtja.”

Komisioni Evropian investoi në “Euranet+” mbi 25 milionë euro, ku qëllimi kyç është të krijohen dhe të transmetohen radio-programe të lidhura me veprimtaritë e Bashkimit Evropian. Ato do të shpërndahen në eter përmes platformave digjitale në saj të rrjetit prej radiostacioneve. Ato janë zgjedhur në varësi nga angazhimi i tyre shoqëror, vëllimi i auditorit, ndikimi në mjedisin kombëtar të mediave.
“Për Radion Kombëtare Polake ky projekt ka një rëndësi të madhe që nga vetë fillimi, nga momenti në të cilin u bëmë anëtarë të Bashkimit Evropian – vuri në dukje Andrzej Sizieniewski. – Detyra jonë ishte të afrojmë ritmin e jetës dhe problemet bazë të Bashkimit Evropian deri te polakët. Në sajë të projektit “Euranet” fituam mundësi për prani pa barriera deri tek jeta e shteteve të tjera anëtare. Gazetarët tani u nisën nëpër të gjithë Evropën dhe kjo na ndihmojë të paraqesim krejtësisht mozaikun evropian. Dua të nënvizojë rëndësinë e veçantë të projektit “Euranet” – ky është një radio-projekt dhe me qenë se jetojmë në kohë, kur dominon televizioni dhe informata përmes pikturës, detyra jonë bazë është të forcojmë mundësitë e radios.”

Radioja Kombëtare Bullgare do ta transmetojë produktin e vet në kuadrin e 75 minutave në javë në “Euranet+”. Një kontribut ndaj këtij produkti do të kenë të gjitha programet e medias. Çdo një nga vendet anëtare do t’i dërgojë lajmet e veta në rrjetin e përgjithshëm. Lajmet nga dhe për Bullgarinë do të arrijnë deri tek një auditor shumë të madh në të gjithë Evropën, i cili që në vetë fillimin e projektit llogaritet në 25 milionë veta për ditë.

Ja dhe vlerësimin e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të “Euranet+”, z. Erlends Calabuig për kontributin e Radios Kombëtare Bullgare ndaj projektit tanimë të përfunduar “Euranet”: “Radioja Kombëtare Bullgare ishte mes themeluesit, jo vetëm në teori, por dhe në praktikë, duke marrë vendime mjaft të vështira – është i mendimit z. Calabui. – 5 vjet më vonë shikojmë se, kenë marrë një vendim të drejtë, me qenë se projekti ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe rinovuam marrëveshjen me Komisionin Evropian. U zgjeruam auditorin e Radios Kombëtare Bullgare përmes të gjithë anëtarëve të tjerë të rrjetit. Kurse Radioja Kombëtare Bullgare ishte padyshim një nga anëtarët më aktiv dhe partnerë të angazhuar në këtë rrjet.”

Në lidhje me Ditën Botërore të Radios (13 shkurt), z. Erlends Calabuig tha: “Shumë njerëz duan të shpallin vdekjen e radios, por në fakt kjo të cilën po e vërejmë në realitet është se medait kombinoheshin. Radioja, kjo është media e mobilitetit – njeriu në mëngjes ngrihet me radion, merr dush me radion dhe në automobil dëgjon radio, mbërrin në vendin e punës kurse aty përsëri mund të dëgjojë radio.”

Periudha e re pesëvjeçare, në të cilën Radioja Kombëtare Bullgare do të jetë pjesë nga “Euranet+”, do të përfundojë gjatë 2018 – viti kur Bullgaria do të marrë kryesinë e rotacionit të Bashkimit Evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rosica Petkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD