Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria në Ditën Botërore të Radios

Foto: arkiv
Media më e vjetër elektronike, e cila ka lindur aty gjatë shekullit të XIX, ka festë. Në bazë të një propozimi të UNESKO-s 13 shkurti, ditëlindja e radios së OKB-së gjatë vitit 1946, u zgjodh Ditë Botërore e Radios. Radioja Kombëtare Bullgare e cila kohët e fundit mbushi 78 vjet, po kështu e shënon. E krijuar në mesin e viteve 30 të shekullit të kaluar, gjatë dekadave ajo është mbartëse e një tradite të fortë shoqërore dhe kulturore. Me dy programet e veta kombëtare “Horizont” dhe “Hristo Botev”, me programin për jashtë shtetit “Radio Bullgaria”, me 8 radiostacionet regjionale dhe platformën multimedial “Binar”, me grupet e veta muzikore, sot ajo është mes institucioneve më të autoritetshme kulturore në vend.

Historia e Radio Bullgarisë fillon gjatë vitit 1936 – fillimisht në gjuhën bullgare, pas kësaj dhe në esperanto. Një vit më vonë ka dhe transmetime të rregullta në gjuhën franceze, gjermane, angleze dhe italiane. Programi në gjuhën italiane për shembull u përgatit nga Petër Uvaliev – më pas një figurë legjendare në BBC. “Kjo radio dukej fare e jashtëzakonshme – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë z. Uvaliev. –. Derisa bota atëherë ndahej, valët i kalonin kufijtë e armiqësisë, radioja na mësonte të mos të urrejmë...”

Sot Radio Bullgaria vazhdon misionin e vet miqësor, tanimë në 11 gjuhë: bullgarisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, turqisht, greqisht, serbisht, shqip dhe arabisht. Programet tingëllojnë në internet, lajmet, intervistat dhe reportazhet mund të lexohen të shoqëruar me fotografi. Faqja e Radio Bullgarisë është mes më të vizituarat në sajtin e Radios Kombëtare Bullgare. Në të janë lajmet nga dita, temat nga politika aktuale dhe ekonomia, problemet sociale, ekologjia, takimet me bullgarë interesant dhe të talentuar. Dhe akoma: udhëtimet në historinë dhe kulturën bullgare, mes natyrës së bukur dhe kureshtjeve të shumta turistike, mes pasurive të folklorit bullgar dhe të muzikës moderne.

“Jam i frymëzuar nga vëllimi i madh i informatës” – thotë Stefan Martens nga Gjermania. Kurse bashkatdhetari i tij Lluc Vinkler shkruan: “Shumë interesante është rubrika “Ngjarje me adresë ballkanike”, si dhe një sërë transmetimesh të tjera të Radio Bullgarisë. Në të në një formë të ngjeshur pasqyrohen lajmet më të rëndësishme nga një regjion, nga i cili deri në Gjermani zakonisht nuk arrijnë asnjë lajm”. Sipas traditës emigrantët bullgarë na informojnë për ngjarje, të cilat bashkësitë bullgare organizojnë në pikët e ndryshme të botës: hapjen e një shkolle të re, të një kopshti, kremtime të festave tradicionale, ndajnë mendimin për jetën pas kufirit dhe në Bullgari. “Na pëlqyen shumë programet “Në fillim të javës”dhe “Rrugët kalojnë dhe përmes fshatit”, të cilët i transmetuar nga qyteti Dullovo. Ju faleminderit se kaluat dhe përmes fshatrave tona!” – thotë Sebile Hysein nga fshati Brestovene, rrethi i Razgradit, për transmetimet në gjuhën turke. “Të nderuar gazetarë nga Radio Bullgaria, ju jeni njerëzit e vetëm në botë, të cilët keni hapur një dritare të re, e cila të lidhë dy popujt tanë – atë bullgar dhe shqiptar” – pohon Grigor Thanasi nga Shqipëria.

“Jam shumë i lumtur se ju gjej çdo ditë në sajtin e Radios Kombëtare Bullgare! Në gjuhën arabe ju jeni institucioni i vetëm zyrtar, i cili shkruan për Bullgarinë” – shënon Salim An-Naumi nga Egjipti. Allën Rou nga Britania e Madhe ve në dukje se, po planifikon një udhëtim në Bullgari dhe shton: “Transmetimet e mia të dashura janë programi juaj muzikor dëfryes “Kutia Postare” dhe “Klubi Historia”. Jehona të ngjashme merr çdo një nga redaksitë të Radio Bullgarisë.

Në Ditën Botërore të Radios UNESKO-ja i inkurajon që të gjithë njerëzit dhe shtetet nëpër botë të përfshihen ne festimin e saj. Në faqen e posaçme http://www.wrd13.com/ secili mund të ndajë në kuadrin e një minute mendimet dhe ndjenjat e veta më të përzemërta, me të cilat radioja e frymëzon dhe e provokon. Ideja është që këto video të jenë në një numër sa më të madh gjuhësh dhe përmbajtja e tyre të jetë e pranishme për një numër më të madh njerëzish.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD