Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati Mandricë dhe shtëpitë e tij të jashtëzakonshme

Foto: Veneta Nikollova

Në jug nga Ivajllovgrad hasim një nga vendet më të çuditshme në Bullgari – mirë se vini në Mandricë! I themeluar në shekullin e 17-të nga të shpërngulurit shqiptarë, ky fshat i vogël në Rodope ka ruajtur jo vetëm gjuhën, por edhe ndërtesat e larta karakteristike me sallone të gjera, të cilat nuk do t’i gjeni askund tjetër në vend. Shumica prej tyre janë të braktisura dhe po rrënohen, por ndërmjet mureve të çara dhe të mbuluara nga barërat, historia vazhdon të pëshpëritë kujtime nga një e kaluar e lavdishme, kur i vetmi fshat shqiptar në Bullgari kishte mbi 3000 banorë, dy shkolla, autoambulancë, spital, maternitet, një fabrikë për pije të gazuara e shumë më shumë. Në vitet e arta Mandrica ishte një qendër udhëheqëse për prodhimin e mëndafshit. E në sallonet e shtëpive rriteshin ushtri të tëra me krimba mëndafshi. Sot në fshat kanë mbetur rreth 20 banorë të moshuar, të cilët ende flasin shqip. Mes tyre është edhe 93-vjeçarja Sulltana:
Sulltana Aleksandrova
"Nuk kemi mësuar as shkrim, as lexim. Ne nuk dimë të shkruajmë shqip. Vetëm mund të flasim. Por të folurën nuk e kemi si të tyren. Ne me ata nuk mund të merremi vesh. Po, në shtëpi flisnim shqip. Në një kohë ua kishin ndaluar gjyshërve tanë, por ata prapëseprapë e flisnin këtë gjuhë në shtëpi. Pastaj, gjatë socializmit, askush nuk na ndalonte. Por atëherë në pasaportë ishim të shënuar si "shqiptarë". Më pas na shënuan "bullgarë"."

Sot, vetëm banorët e Mandricës dhe disa bullgarë të shpërngulur në Greqinë përballë zotërojnë këtë dialekt të vjetër të shqipes, mësojmë nga nipi i gjyshes Sulltana – Anton Hristov, i cili po zhvillon turizmin në fshatin e paraardhësve të tij. Për këtë qëllim, i riu po restauron vetë një godinë të vjetër prej balte dhe po e kthen në një shtëpi pritjeje ekologjike për vizitorët. Ashtu si edhe ndërtesat e tjera të zonës, edhe kjo ishte projektuar posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit.
Anton Hristov
"Edhe në vende të tjera ka shtëpi prej qerpiçi, por pikërisht në këtë formë – jo. Disa janë me tri kate – thotë Antoni. – Mjeshtrit kanë qenë të jashtëzakonshëm. Sot është shumë e vështirë të bëhet diçka e tillë nga e para. Themelet janë prej guri, por nuk janë të thella. Prej andej lart gjithçka është prej druri dhe qerpiçi. Tullat prej balte nuk piqen, bëhen me forma dhe thahen në diell. Vetëm se kjo është një punë shumë e madhe. Me siguri rreth 100 persona punonin për të ndërtuar një shtëpi. Trarët brenda dhe materiali prej druri gjithashtu përpunoheshin me dorë. Shtëpitë ishin të ndërtuara posaçërisht për rritjen e krimbave të mëndafshit, sepse mbanin temperaturë të qëndrueshme dhe kishin ventilim natyror. Njerëzit jetonin në një dhomë të vogël. Zakonisht në katin e parë kishin stallën, kati i dytë ishte për krimbat e mëndafshit, ndërsa i treti – për të zotët e shtëpisë."
Sallonet ku rriteshin krimbat e mëndafshit kishin sistem natyral për ajrosje.
Mjeshtrit nga Mandrica përdornin baltë të veçantë. Për suvatimet e nxirrnin nga depozitat e lumit të afërt Bjalla Reka dhe e quanin “suvatë e bardhë”. Ndërsa për tullat që përgatisnin përdornin baltën në vend e cila përzihej me gurë, që të bëhej më e fortë. Dyshemeja lyhej me baltë dhe pleh lopësh – izolimi më i mirë kundër të ftohtit dhe vapës, mësojmë nga Antoni. Ai ka përdorur teknikat ndërtimore të paraardhësve të tij për restaurimin e eko shtëpisë së tij. Dhe mysafirët nuk vijnë për argëtime komerciale, por për një dialog kulturor me të kaluarën.

“Me shoqatën ‘Meshtra’ – ata janë arkitektë – organizojmë kurse për punime me baltë. Kemi aktivitete praktike dhe teori. Ata japin pjesën teorike të kurseve, ndërsa ne ndihmojmë në punën praktike me baltën. Kurset zhvillohen këtu, njerëzit i strehojmë në këtë shtëpi që të ndiejnë atmosferën, dhe u mbajmë leksione se si të punojnë me baltë, si të bëjnë tulla, suva, etj.” – thotë Anton Hristov.

Sot fasadat e heshtura të Mandricës ruajnë jehonën e atyre viteve, kur krimbat e mëndafshit sundonin nëpër sallonet e gjera, ndërsa njerëzit rrinin të përkulur nëpër qoshet e kateve të sipërme. Dhe megjithëse një pjesë e madhe e atyre ndërtesave madhështore po dorëzohen ngadalë para kohës, në muret e tyre ende jeton shpresa se e kaluara mund të frymëzojë të ardhmen.

Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD

Krutmaç – dashuri me kafshatën e parë në fshatin Krepost

Fshati Krepost, komuna e Dimitrovgradit, do të shndërrohet në kryeqytetin kulinar të traditave më 7 shtator 2025, kur do të mirëpresë një nga ngjarjet më aromatike të kulinarisë bullgare – Festa e Krutmaçit. Bëhet fjalë për një djathë autentik bullgar, i..

botuar më 25-09-07 8.20.PD