Duke marrë parasysh rezervimet për sezonin e vijueshëm veror në vend, Bullgaria vazhdon të jetë një destinacion tërheqës për pushimet detare. Sivjet operatorët turistikë vërejnë interes si për pushimet standarde në hotel e në plazh, ashtu dhe për organizimin e ekskursioneve turistike me qëllim që të njihen vende të reja.
Ekspertët pohojnë se ky interes u zgjua falë bursave turistike ndërkombëtare të cilat zakonisht organizohen në fund të stinës së dimrit për t’u tërhequr turistë të huaj në Bullgari. Ministria e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit pret rritje prej 7-8 për qindësh të turistëve nga Gjermania dhe vendet skandinave. Sivjet priten të vijnë dhe shumë turistë rusë në pushimoret detare të Bullgarisë. Asociacioni Regjional i Turizmit në Burgas vëren një interes të shtuar për ekskursione me qëllim që të njihet bregdeti jugor.
“Gjatë bursave të sivjetshme turistike në Madrid, Milano dhe Berlin ne theksuam pasuritë natyrore dhe pikat kulturore e turistike në bregdetin jugor – tha znj. Sonja Enillova nga Asociacioni i Burgasit. – Tregu turistik kërkon të ofrojë produkte të reja. Turistët kanë mundësi jo vetëm të bëjnë pushime duke qëndruar në një vend, por të vizitojnë dhe pika interesante turistike. Kështu që të njihen me historinë e kulturën vendase, po ashtu të shijojnë qoshe të këndshme me natyrë të ruajtur, si është ajo p.sh., në Parkun Natyror “Stranxha”. Jemi vërejtur se interes të madh ka dhe për turizëm me procedura spa e balneare në regjion. Gjatë majit Asociacioni evropian i këtij llojit të turizmit do të mbajë kongresin e tij në qytetin Pomorie. Kjo do të thotë se shërbimet spa e balneare në Bullgari janë një pjesë e rëndësishme e paketave tona turistike.”
Megjithë ndërtimin në masë, bregdeti jugor i Bullgarisë ende nuk ka humbur imazhin e një qosheje plot gjelbërim. Mjafton të largohesh nga qytetet e mbipopulluara dhe t’i ngjitesh malit Stranxha. Sivjet operatorët turistikë dhe hotelierët do të ofrojnë atraksione të ndryshme – spektakle folklorike, lundrim në lumin Veleka, shëtitje nëpër pyll e mal, grumbullim të barnave e bimëve të egra, etj.
“Aktualisht firmat turistike shënojnë një rritje prej 5-6 për qindësh të turistëve në bregdetin jugor – sqaroi znj. Enillova. – Mos harrojmë se sivjet sezoni turistik në regjion do të fillojë që muajin prill, kur presim të na vijnë disa grupe turitësh nga Austria. Këta janë rreth 5 mijë pensionistë të cilët do të vendosen në pushimoren Sllënçev brjag. Gjatë pushimeve verore austriakët do të vizitojnë Muzeun e Kripit në Pomorie, rezervatin natyror “Sinite kamëni” (në përkthim “Gurët e Kaltër”), si dhe fshatra bullgare me pamje karakteristike. Në Burgas do të shohin disa pika kulturore e turistike.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Veneta Nikollova
Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..
Për herë të 16-të, më 1 janar, kalaja "Carevec" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) priti turistin e parë. Ky është i vetmi rezervat arkitekturor-muzeor në vend që punon gjatë gjithë vitit dhe është muzeu më i vizituar në të hapur në vend. Turisti..
Rreth 700 mijë bullgarë zgjedhën të udhëtojnë për të pritur Vitin e Ri. Rreth 120-130 mijë prej tyre preferuan të shkojnë jashtë vendit dhe po aq të huaj zgjedhën Bullgarinë për pushimet e tyre. Vendet më të preferuara për pritjen e Vitit të Ri 2025..