Shtigjet ekologjike fitojnë një popullaritet gjithnjë e më të madh në Bullgari. Për një-dy dekada u krijuan qindra shtigje të tilla ndër malet bullgare. Çfarë përbëjnë shtigjet ekologjike?
Kësaj pyetje na përgjigjet Andriana Andreeva, eksperte në këtë fushë nga Fondacioni Bullgar “Shumëllojshmëria biologjike” dhe pjesëmarrëse në krijimin e mjaftë prej këtyre shtigjeve ekologjike. Problemi është se njerëzit vënë një përmbajtje të ndryshme në togfjalëshin “shteg ekologjik”. Shumë shpesh kështu quhen itineraret piktoreske turistike të llojit klasik.
“Sipas koncepteve bashkëkohore shtigjet e vërteta ekologjike kanë detyrën ta njohin turistin me kuriozitetet natyrore të një rajoni – thotë Andriana. – Zakonisht ato janë itinerare më të shkurtra në formë rrethi. Janë plot tabela me informacion për kuriozitetet interesante, që mund të shihen përreth, si pamje, bimë, kafshë dhe fenomene të ndryshme natyrore. Do të jetë mirë në qoftë se keni një shoqërues, i cili t’ju paraqesë informacion tjetër kureshtar. Ka dhe shumë vende me infrastrukturë të posaçme, si për shembull urë prej litari, parapete, shkallore etj. Këto janë itinerare shumë të këndshme, të cilat gjithashtu quhen shtigje ekologjike. Mirëpo ato në fakt nuk janë të tilla, sepse nuk disponojnë tabela informative, si dhe module interaktive, të cilat i bëjnë njerëzit për ta zbuluar gjurmët e kafshëve të ndryshme, ose llojet e pemëve.”
© Foto: arkiv
Andriana ka një shteg të dashur ekologjik. Ai sipas saj mund të shërbehet si shembull. Ky është “Lumi i bardhë” në Krahinën e Kalloferit, në gjirin e Parkut Qendror “Cenralen Ballkan” (“Ballkani Qendror”). Ky shteg gëzon një popullaritet të madh.
“Ky shteg ka një infrastrukturë të mirë turistike dhe mirëmbahet nga Parku Kombëtar. Kalohet përmes urëve dhe shkallareve të bukura, ka kënde të veçanta për pjekje në skarë. Është plot tabela informative, disa prej të cilave rrotullohen. Duke shëtitur në shteg turistët mund të mësojnë shumë gjëra interesante për llojet e pemëve dhe të shkurreve, për shpendët, zvarranikët, gjitarët, për gjurmët e kafshëve.”
Shtigjet ekologjike mund të jenë më të specializuara, shton Andriana. Këto janë itineraret për vëzhgimin e shpendëve, fluturave, luleve, kafshëve të egra...
“Ndoshta kafshët më të vëzhguara kohët e fundit janë shpendët – thotë ekologja. – Tashmë ka mjaftë shtigje të specializuara për monitorimin e tyre. Për shembull në Rodopet Lindore mund të vëzhgoni jetën e shkabave. Madje ka vende të veçanta, ku mund të vëzhgoni arinjtë e egër.”
© Foto: arkiv
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..