Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 8 prill festojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rendin e ditës në Bullgari

Foto: Qendra "AMALIPE"

8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por edhe globale”, shpjegon Teodora Krumova, drejtore e programit të organizatës më të madhe rome që punon për arsimim më të mirë, zhvillim të komunitetit dhe integrim të barabartë të romëve në shoqërinë bullgare – “AMALIPE”.  Pjesë e punës së tyre për të reduktuar largimin e nxënësve nga sistemi arsimor është programi “Çdo nxënës është i shkëlqyer”. Atij tashmë i janë bashkuar afro 250 shkolla në vend, duke shënuar ditën e sotme të romëve me nisma të ndryshme. Një Sofje është organizuar një konferencë kushtuar romëve:


“Qëllimi kryesor i kësaj konference është të theksohet se tema e integrimit të romëve vazhdon të jetë në rend dite dhe nuk duhet ta anashkalojmë atë, pavarësisht nga konteksti i ndërlikuar politik, që të mund të shpallim qartë prioritetet tona dhe çfarë deshëm të shohim si politika të qëndrueshme dhe jo thjesht të dëgjojmë premtime dhe deklarata të kota.”

Takimi i mësuesve romë me Ministrin e Arsimit (2024)

Komuniteti rom ka një potencial të jashtëzakonshëm, shton Teodora Krumova dhe kujton se Qendra për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike ka 13 vjet që organizon takimin e mësuesve romë me Ministrin e Arsimit dhe këtë vit nuk bën përjashtim. Sipas saj, emërimi i gjithnjë e më shumë përfaqësuesve të komunitetit rom si mësues në shkollat ​​bullgare është një shembull i mirë, por këta mësues shpesh thonë se vazhdojnë të përballen me diskriminim dhe refuzim.

Shembujt e realizimit të suksesshëm profesional të përfaqësuesve të komunitetit rom ndihmojnë, hap pas hapi, për të kapërcyer zakonin e vendosjes së një grupi të tërë etnik nën emëruesin e përbashkët të mungesës së shpresës dhe dënimit.

Mësuesi rom Teodor Asenov dhe nxënësit e tij nga Montana (Bullgaria Veriperëndimore)

"Rajoni i Plevenit (Bullgaria Veriore) është një nga rajonet ku kemi një numër të madh romësh që kanë arritur sukses si mësues. Megjithatë, arsimi nuk është fusha e vetme në të cilën ata arrijnë të përshtaten. Po ashtu ka gjithnjë e më shumë shembuj të romëve që bëhen mjekë" na thotë drejtoresha e programit të Qendrës, emri i së cilës "AMALIPE" është në fakt fjala rome për "miqësi".

Fëmijët më lehtë zgjasin dorën e miqësisë dhe më 9 prill, organizata rome do të prezantojë çmimet në konkursin e saj tradicional të nxënësve:


"Këtë vit, tema e tij është "Urat në vend të mureve - tejkalimi i paragjykimeve". Mbi 150 të rinj dërguan esetë, pikturat dhe videot e tyre, në të cilat reflektuan se si mund të ndërtojmë ura në vend të mureve, gjë që tregon se në çdo cep të Bullgarisë ka të rinj që kërkojnë vendin e tyre dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet. Jemi të kënaqur që ceremonia e dekorimit të tyre do të mbahet në Komisionin e Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor. Këta të rinj kanë propozimet e tyre për arsimim në Bullgari dhe nuk kërkojnë preferenca, por mbi të gjitha të mundësi.”

Është e rëndësishme të dini se fituesit nuk janë vetëm me origjinë rome:


"Një nga gjërat më të vlefshme që shohim nga praktika jonë është se kur punojnë së bashku, të rinjtë nga etni të ndryshme janë shumë më të fortë, të bashkuar dhe japin një shembull shumë më të mirë. Shpresoj që mesazhet e tyre të arrijnë te përfaqësuesit e popullit, të sjellin një prekje racionaliteti dhe dëshirë për të punuar së bashku për një kauzë të përbashkët", thotë Teodora Krumova, duke shtuar se njohja me njëri-tjetrin është baza e integrimit të plotë dhe pranimit. Dhe në këtë drejtim rol të rëndësishëm ka edhe shkolla bullgare:


"Kjo është arsyeja se pse "AMALIPE" për më shumë se 20 vjet organizon mësime për folklorin etnik - folklorin rom në shkolla. Këto janë orë mësimi të përzgjedhura lirisht në të cilat grupe të përziera nxënësish studiojnë kulturën, traditat, historinë rome, në kontekstin e kulturës bullgare. Ata mësojnë për kontributin e romëve në të, për të përbashkëtat midis festave tona dhe vlerave tona, sepse kushdo që ka shfaqur interes për folklorin dhe psikologjinë e popullit tonë sheh që përmban shumë nga vlerat që i ka edhe kulturën bullgare dhe turke, ne kemi shumë më tepër gjëra të përbashkëta sesa dallime.”


Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:


Foto: Qendra AMALIPE, Sindikata Bullgare e Mësuesve, BTA, arkiv personal

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD

Për shkollën bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro – ose si nga vështirësitë lind shpresa

Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..

botuar më 25-04-12 6.30.PD

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD