Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punë gjatë studimeve – rrezik apo domosdoshmëri?

Foto: arkiv
Sipas të dhënave të Eurostatit papunësia rinore në Bullgari është 28 për qind. Për këtë shkak, ekonomia pëson humbje çdo muaj të cilat vlerësohen miliona euro. Nga ana tjetër biznesi dhe punëdhënësit hasin vështirësi për të gjetur krah pune të avancuar në profesion. Në këtë sfond vërehet tendenca e punësimit të studentëve të cilët njëkohësisht kryejnë studimet e tyre. Tendenca vlen kryesisht në Sofje dhe në qytetet e mëdha të Bullgarisë. A është i domosdoshëm punësimi gjatë studimeve dhe a përbën rrezik kjo mënyrë e jetesës?

Në Bullgari mungon ndonjë rregull për punësimin e studentëve që rregull haset në legjislacionin e Gjermanisë dhe të Anglisë. Andej studentët lejohen të punojnë jo më së 20 orë në javë, derisa studentët bullgarë kanë lejë për të filluar punë në çdo kohë gjatë studimeve. Shumica e studentëve në Bullgari nuk interesohen për orarin e punës, as për kushtet në punë. Ata motivohen kryesisht nga ana financiare dhe dëshira e tyre që të jenë të pavarur nga prindërit. Kohët e fundit u shtuan rastet në të cilët studentët janë të detyruar të punojnë për të mbuluar shpenzimet në universitet.

22-vjeçari Georgi studion regji në një universitet privat në Sofje. Prindërit e tij nuk disponojnë mjete të mjafta financiare dhe ai detyrohet të bëjë punë paralelisht me studimet. “Jam punësuar që jam regjistruar në universitet. Për mua është e rëndësishme të jem angazhuar profesionalisht në sferën ku studioj. Frekuentoj vetëm disa lëndë në universitet dhe paraqitem në provime. Jam i mendimit se njohuritë që marr duke punuar janë më të dobishme se metodat e mësimdhënies në universitet. Paratë që fitoj i përdor kryesisht për të mbuluar shpenzimet universitare.”

Studentët kanë mundësinë për punë me orar të plotë ose për punësim sezonal. 71 për qind e të anketuarve të vitit të dytë në një universitet në Sofje, janë të punësuar në sferë e cila nuk ka të bëjë me studimet e tyre. Këta studentë paguhen nga 150 deri në 300 euro në muaj.

Studentët në Bullgari mendojnë se puna e tyre shpeshherë nënvlerësohet, bile se ka eksploatim ndaj tyre. Shumica e shpalljeve për punësim të studentëve ka të bëjë me krah punë jo mirë të përgatitur, pak të paguar, përfshiu punë fizike. Nga ana tjetër, shtrohet çështja a studentët e paguar mirë rrezikohen të mos realizohen profesionalisht sipas degës të cilën ndjekin në universitet. Në shumë raste studentët heqin dorë nga studimet për të ushtruar një punë fitimprurëse, por që punë e pengon avancimin e tyre në profesion në të ardhmen.

Kjo situatë kërkon ndryshim në marrëdhëniet midis biznesit dhe universiteteve. Me dobi do të ishte që studentët të stimulohen për të studiuar, jo për të punuar.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Aleksandër Jankullov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD