Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i tretë i Festivalit “Piano Ekstravaganca”

Pianisti i njohur Ludmil Angjelov dhe drejtor artistik i Festivalit i ftoi përfaqësuesit e mediave në shtëpinë e tij disa ditë përpara hapjes zyrtare të forumit.
Foto: Albena Bezovska
“Desha t’u ofroj publikut mundësi për një kontakt të ngrohtë e të përzemërt me artistët, në një atmosferë të përshtatshme. Model për mua janë sallonet muzikore në Evropë nga shekujt XVIII dhe XIX – që kanë qenë qendra të rëndësishme kulturore, një forcë tërheqëse për krijuesit dhe adhuruesit e tyre. Mendoj, se kemi arritur të rikrijojmë këtë komoditet intelektual nëpërmjet koncerteve tona në Klubin Ushtarak të Sofjes” – me këto fjalë Ludmil Angjelovi e hapi konferencën për shtypin, organizuar me rastin e edicionit të tretë të Festivalit “Piano Ekstravaganca” prej 26 shtatorit deri më 6 tetor. Pianisti i njohur dhe drejtor artistik i Festivalit i ftoi përfaqësuesit e mediave në shtëpinë e tij disa ditë përpara hapjes zyrtare të forumit.

Ideja kryesore e Festivalit “Piano Ekstravaganca” është prezantimi i veprave për piano, pak të njohura dhe të ekzekutuara shumë rrallë. Si dhe vepra, në të cilat pianos i ka caktuar një rol origjinal, jo të zakonshëm. “Sivjet programi i Festivalit përfshin tetë koncerte – tha Ludmil Angjelovi. – Në gjashtë prej tyre pianoja është “personi kryesor”. Me përfshirjen e zërit njerëzor në gërshetim me muzikën e pianos vazhdojmë traditën e edicioneve të mëparshme. Kemi përgatitur një spektakël, kushtuar njërës prej këngëtareve më të mëdha të operës në historinë e artit vokal Polin Viardo-Garsia. Në të marrin pjesë sopranoja Ina Kënçeva dhe artistja Elena Atanasova. Regjisor është Marij Rosen. Hapjen e Festivalit i është besuar Mishel Burdonkl. Ndër aksentët e Festivalit është xhaz-koncerti i muzikantit të madh bullgar Mario Stançev, i cili jeton në Francë.”

© Foto: Allbena Bezovska

Ina Kënçeva
Krejt në frymën e traditave të Festivalit dhe të idesë për muzikë në shtëpi, Ludmil Angelovi dhe Ina Kënçeva interpretuan përpara gazetarëve disa pjesa prej programit të tyre. “Jam shumë e lumtur se kam mundësi të punoj bashkë me Ludmil Angjelovin – tha këngëtarja e re e operës. – Ai është një pianist shumë i mirë dhe për mua është një shans i madh të jem me të në skenën. Për Polin Viardonë dëgjova për herë të parë nga Monserat Kabaje. Kjo interpretuese e madhe i dha një start të rrufeshëm karrierës sime jo vetëm në Bullgari, por dhe në tërë botën. Kemi bërë koncerte të përbashkëta në Evropë, në Japoni... Ajo zbuloi para meje faqe prej historikut të belkantos, më njohu me interpretuese të shkëlqyera të operës. Përpara ca kohe bashkë me disa muzikantë të tjerë realizuam një projekt me muzikë të Viardosë dhe tani gëzohem se jam një pjesë prej këtij festivali prestigjioz.”

Një vështrim interesant ndaj muzikës së “Pink Flojd”-it ofron pianistja turke Ajshedeniz Gjukçin në aranzhimet e saj të veprave më të popullarizuara të këtij grupi të njohur botërisht. “Dhoma e pasqyrave” është titulli i projektit të përbashkët të pianistit Serxho Markexhani dhe kompozitorit Alberto Kola. Në programin origjinal të Tomash Kamenjak nga Polonia është Koncerti për solo piano të Sharl Valanten Alkan – një vepër e komplikuar dhe shumë e vështirë për ekzekutim, të cilën shumë pak interpretues në botë e kanë përfshirë në repertorin e tyre. Mik special i Festivalit “Piano Ekstravaganca” është Xherom Rouz – një prej pianistëve më të mirë të skenës botërore. Koncerti i tij do të jetë më 1 tetor – Ditën ndërkombëtare të muzikës. Kurse më 2 tetor pianisti amerikan do të zhvillojë një takim me studentë në Universitetin e ri bullgar.

Programi paralel i Festivalit “Piano Ekstravaganca” është destinuar për miqtë e huaj, që vijnë posaçërisht për koncertet nga Spanja, Franca, Polonia dhe nga vende të tjera. Për ta janë organizuar vizita në muze dhe galeri të arteve në kryeqytet dhe ekskursione deri në Manastirin e Rilës dhe në qytetin e Plovdivit.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Albena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD