Nga 31 gushti deri më 22 shtator të vitit 2013 në rajonin e majës së Radohinës (që është e lartë 2570 metra) dhe ndodhet në Alpet Shqiptare në Shqipërinë Veriore, u zhvillua një ekspeditë speleologjike, në të cilën morën pjesë kryesisht speleologë bullgarë. Kjo është ekspedita e tretë me radhë në këtë rajon të virgjër. Organizatori i saj ishte Klubi speleologjik dhe shkolla speleologjike “Sofja”, me bashkëpunimin e Federatës Bullgare të Speleologjisë.
Në edicionin e sotëm të rubrikës “Takimet e së dielës” mund të mësoni më shumë hollësi rreth këtij rajoni dhe të gjitha ekspeditave të zhvilluara deri tani deri në majën e Radohinës. Pas kësaj ju ofrojmë një shëtitje të këndshme nëpër disa prej shpellave të shumta të Bullgarisë.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..