Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nevojitet konsensus midis institucioneve dhe shoqërisë civile

Përpara dhjetë vjetëve në dhjetor të vitit 2003 u krijua Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë. Kjo strukturë e shoqërisë civile kërkon dhe propozon ide për dialog midis institucioneve dhe njerëzve në mbrojtje të interesave të përbashkëta dhe zhvillimit të vendit.

Lalko Dulevski

© Foto: BGNES

“Praktika e Këshillit është sidomos e dobishme sot në situatën e tensionit social dhe mos kënaqësisë së qytetarëve – theksoi në kremtimin solemn të përvjetorit të 10 të Këshillit kryetari i tij profesor Lalko Dulevski. – Për këtë tension në shoqërinë ndihmon dhe fakti, se gjatë këtyre viteve të fundit të krizës botërore, financiare dhe ekonomike bullgarët vuajtën shumë por nuk lejuan Bullgaria t’i krijojë Evropës probleme financiare, siç e bënë këtë disa shtete të tjera nga Bashkimi Evropian.
Sot ne kemi probleme më të mëdha sesa vendet e tjera anëtare. Fjala është për krizën demografike, për cilësinë e kapitalit njerëzor, për kontingjentin në rritje njerëzish analfabetë dhe të pakualifikuar. Vetëm pas 15 vjetësh këto probleme do të bëhen një pengesë serioze për zhvillimin e vendit dhe prandaj tani duhet të ndërmerren politika adekuate, afatgjata. Por kjo kërkon kohë dhe mjete financiare. Kështu që Evropa duhet të na ndihmojë, po të dëshirojë të shfaqë ndjenje drejtësie ndaj bullgarëve. Në insistojmë për përkrahje dhe ndihmë financiare për zgjidhje me kohë të këtyre problemeve në interes të Bullgarisë dhe të BE-së.”

“Platforma e dialogut civil në vend, partner i institucioneve shtetërore dhe në rast nevoje – korrigjues i rëndësishëm për formimin e politikave të zhvillimit ekonomiko-social të vendit – kështu presidenti Rosen Plevneliev vlerësoi veprimtarinë e Këshillit Ekonomik dhe Social të Bullgarisë. Gjatë viteve të fundit jemi dëshmitarë të valëve spontane të protestës të qytetarëve, të një tensioni në rritje dhe të një uljeje rekord të besimit te institucionet dhe politikanët si në Bullgari, ashtu dhe në BE dhe në botë. Po rritet roli i shoqërisë civile, ajo kërkon ndryshim në rendin e ditës të institucioneve dhe pret nga politikanët transparencë në qeverisjen e vendit, institucione stabile, të hapura për qytetarët, që zgjidhin problemet socialo-ekonomike. Tani, më shumë, se kurdoherë tjetër është i nevojshëm një dialog midis institucioneve dhe shoqërisë. Dhe këtu një rol shumë të rëndësishëm mund të luajë Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë.”

Në vendin tonë ndodhet dhe z. Anri Malos, president i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, anëtare e të cilit është Bullgaria. “Është shumë e rëndësishme, se në vitet e kaluara ju arritët ta ruani frymën e dialogut dhe konsensusit mbi çështje të rëndësishme kombëtare – nënvizoi zoti Malos. – Bullgaria nuk është vetëm, ajo është anëtare e familjes evropiane. Por kjo familje përjeton çaste të rënda. Bullgaria gjithashtu nuk bën përjashtim. Këshilli Ekonomik dhe Social i Bullgarisë është element i domosdoshëm për afrimin dhe dialogun midis nesh. Duhet të luftojmë kundër atyre që pengojnë zhvillimin e shoqërisë. Doemos burokracia dhe teknokracia janë sëmundjet e pashmangshme të shoqërisë moderne. Bullgaria gjithashtu është bërë pre e gjithë kësaj. Por ekstremizmi dhe ksenofobia janë elemente vdekjeprurëse për shoqërinë evropiane. BE ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore për të hedhur poshtë këto elemente. Sot për këtë duhet të punojmë të gjithë ne – evropianët. Ja përse zgjedhjet e ardhshme për institucione evropiane do të jenë një zgjedhje fondamentale midis atyre që dëshirojnë të realizojnë ëndrrën evropiane dhe atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD