Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perspektivat e Strategjisë së Danubit 2020 për Bullgarinë

Deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Ivajllo Kallfin
Foto: Foto:arkiv
Gjatë 2011-ës Këshilli i BE-së miratoi Strategjinë për Regjionin e Danubit me qëllim përparimin e tij ekonomik. Në këtë strategji përfshihen 14 shtete, prej të cilave nëntë janë anëtare të BE-së – Gjermani, Austri, Hungari, Çeki, Sllovaki, Slloveni, Bullgari, Rumani dhe Kroaci. Pesë të tjerat janë Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina. Plani i veprimit bazohet në katër objektivat: lidhja e regjionit, mbrojtja e mjedisit, arritja e prosperitetit të regjionit dhe forcimi i tij (p.sh, bashkëpunim kundër krimit të organizuar). Në Strategjinë e Danubit janë të përcaktuara 400 projekte në vlerë 49 mlrd euro. 150 projekte tashmë janë startuar.

Bullgaria mori vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian për periudhën 2-vjeçare, pra që është startuar Strategjia e Danubit. Gjatë kësaj periudhe u ndërtua ura e dytë mbi lumin ne mes të qytetit bullgar Vidin dhe qytetit rumun Kalafat, startoi projekti i gazsjellësit midis Bullgarisë dhe Serbisë dhe u firmos Marrëveshja për shkëmbim të të dhënave në parandalimin e përmbytjeve midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Mirëpo, shtatë vite që Bullgaria është anëtare me të drejta të plota në BE-së, ajo mbetet vendi më i varfër në bashkim. Në veriperëndim të Bullgarisë gjendet po ashtu dhe regjioni më i varfër i Evropës, i cili regjion laget me lumin Danub. Prandaj është me shumë rëndësi që perspektiva e Danubit për Bullgarinë të përfshihet gjithashtu edhe në periudhën e re të programeve evropiane 2014-2020.

Ku është Bullgaria në Strategjinë e Danubit?

“Strategjia e Danubit ka financim të veçantë – tregon deputeti bullgar në Parlamentin Evropian, Ivajllo Kallfin. – BE-ja ka dy makrostrategji: të Baltikut dhe të Danubit, të cilat përbëjnë eksperimente a mund të bëhet ndonjë gjë më shumë për regjionet përkatëse. Për këtë qëllim mund të përdoren mjete në kuadër të programeve të ndryshme me bashkëfinancim kombëtar. Që të punohet sipas Strategjisë së Danubit, nevojitet pjesëmarrja e të paktën tri vendeve të Danubit. Në Pellgun e Danubit përfshihet një numër i madh vendesh anëtare dhe jo-anëtare të BE-së. Ato duhen të dakordojnë projekte të përbashkëta, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e lumit Danub. Dhe jo p.sh. si ndodhi me vijën e fundit të metros deri në Aeroportin e Sofjes. Ndërtimi i saj financohet me para të Strategjisë së Danubit. Kjo nuk është shkelje, duke pasur parasysh se e gjithë Bullgaria përfshihet në këtë strategji. Sipas meje duhet të caktohen disa kufizime, kështu që mjetet të shfrytëzohen vetëm për regjionet në afërsi të Danubit dhe të përfitohet nga kapacitetet e lumit. Regjionet më të pasura gjenden në Gjermani dhe Austri, ndërsa më të varfrat – në Bullgari dhe Rumani. Mirëpo, këto të fundit kanë potencial të madh nga i cili mund të përfitohet po të merret financimi evropian.”

Çfarë përfiton Bullgaria nga Strategjia e Danubit?

“Ka disa projekte të cilat janë gati për të startuar. Njëri ka të bëjë me përmirësimin e navigacionit në lumin e Danubit. Për çfarë bëhet fjalë? Danubi ka problem, sepse regjistron devijime nga niveli mesatar. Dimrit lundrimi në lumë është i vështirësuar për shkak të akujve lundrues, ndërsa verës – për shkak të nivelit të ulët të ujërave. Kjo punë mund të rregullohet po të bëhet një pjesë prej lumit e kalueshme. Projekti ia vlen, sepse është fitimprurës. Ka projekte të cilat kanë të bëjnë me forcimin e bregut të lumit nga erozioni. Jam i sigurt se mund të përpilohen po ashtu dhe projekte të tjera lidhur me turizmin kulturor, ekologjinë, në përgjithësi me biznesin e lumit. Ka një projekt të madh për ndërtimin e një korsie për biçikleta në tërë rrjedhin e lumit. Një korsi të tillë ka në bregun bullgar të Danubit nga qyteti Kozloduj deri në qytetin Nikopol. Nënkuptohet, se ky është një projekt kështu të thuhet simbolik për Danubin, po ka dhe disa të tjera më serioze të cilat mund të financohet nga BE-ja. Mesa jam në dijeni projekti i navigacionit sapo pritet të startohet.”

A është me perspektivë Strategjia e Danubit për Bullgarinë?

“Pyetjen e keni shumë në vend. Ne patjetër duhet të mendojmë se si do të duket Bullgaria gjatë vitit 2020 në Strategjinë e Danubit. Për këtë qëllim ne duhet të ndajmë resurset e nevojshme nga buxheti shtetëror dhe ta shohim buxhetin evropian si suplementar. Kjo do të thotë të ndryshojmë të gjithë mënyrës aktuale të zhvillimit të shtetit. Tani ne mbindërtojmë zhvillimin e Bullgarisë në varësi të mjeteve të parashikuara nga BE-ja kështu që të arrijmë t’i absorbojmë ato plotësisht. Mirëpo, duhet ta bëjmë edhe të kundërtën. T’ia vëmë vetes qëllimet dhe të kërkojmë mënyrat e plotësimit të tyre me anë të fondeve evropiane. E shoh Bullgarinë 2020 si stabile dhe e cila nuk varet nga ndryshimet parlamentare. Në Bullgari ka shumë resurse të pashfrytëzuara në fushën transportit, energjetikës dhe infrastrukturës, përfshi në fushën e arsimit ku mund të përfitojmë nga përvoja e BE-së, p.sh nga sistemi dual në Gjermani dhe Austri. Kështu që të rinjtë e diplomuar menjëherë të gjejnë punë pas mbarimit të shkollës. Gjendja gjeografike e vendit e mundëson Bullgarinë që të ketë një rol aktiv në Ballkan dhe në Regjionin e vendeve të cilat lagen me Detin e Zi. Kështu që çfarëdo projekt lidhur me Danubin dhe Regjionin e Vendeve të Detit të Zi do t’i sjellë Bullgarisë përfitime.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD