“Qeveria fillon të rindajë buxhetin gjatë janarit”, “Fitch” konfirmoi rejtingun e kredisë të Bullgarisë”, “Emigrantët bullgarë në Angli dërguar 112 milionë leva”. “Evropa mbështet rrymën e gjelbër” – këto janë disa prej titujve më interesante në shtypin e sotëm.
Korrigjimet e para në buxhetin për këtë vit shpejt do të bëhen fakt vetëm disa ditë pasi filloi zbatimi i tij. Gjithsejtë 7 ministri, 2 komisione dhe bashkia Kërxhali do të marrin mjete suplementare që arrijnë mbi 76 milionë leva (43 mln euro) dhe do të vijnë nga buxheti qendror. Sipas gazetës “Kapital Daily”, nga Ministria e Financave nuk shpjegojnë pse nevojitet disa dikastereve të jepen mjete suplementare pasi buxheti u miratua para një muaji.
Agjencia “Fitch” ruajti rejtingun e deritanishëm afatgjatë të Bullgarisë BBB si për valutën e huaj, kështu edhe për valutën vendase, lexojmë në gazetën “Sega”. Sipas agjencisë Bullgaria ë ruan pozitën e tij të fortë fiskale. Ishte ruajtur edhe perspektiva stabile, pasi rreziqet për rejtingun e kredisë të vendit janë të balancuara. Financat stabile publike janë faktori kyç për konfirmimin e rejtingut të kredisë, pohojnë nga “Fitch” Në raportin e agjencisë është marrë në konsideratë se janë akumuluar bufer të konsiderueshëm. Niveli i rezervës fiskale te nëntori i vitit 2013 arriti 6,3% të Produktit Kombëtar Bruto, ndërsa rezervat ndërkombëtare valutore që menaxhohen nga Banka Popullore bullgare tejkalojnë tre herë vlerën e bazës monetare.
Komisioni Evropian ka në plan të mbrojë instalimet tashmë të nderuara të energjisë ripërtëritshme në Bullgari. Kjo u bë e qartë nga një letër e sekretarit të përgjithshëm të Komisionit Evropian dërguar udhëheqjes së Asociacionit Fotovoltaik Bullgar pas takimit të tij me kabinetin politik të komisionarit evropian për energjetikën Gunter Jotinger, saktëson gazeta “Standard”. Shkaku për bisedimet është aplikimi i taksës prej 20% mbi të ardhurat e centraleve “të gjelbër”, që ishte votuar nga Parlamenti Bullgar në fillim të dhjetorit. Komisioni evropian shkruan se do të shtrojë këtë çështje para autoriteteve bullgare, që të shpreh shqetësimin e vet për sa i përket ruajtjes së vitalitetit të instalimeve të tilla që janë ndërtuar tashmë në Bullgari.
Emigrantët bullgarë në Britaninë e Madhe u kanë dërguar të afërmeve të tyre afro 60 milionë euro gjatë vitit të fundit. Kjo tregon informacioni i përgatitur nga Banka Popullore Bullgare, për transferimet e të hollave të bëra nga bullgarë që jetojnë jashtë shtetit. Sipas gazetës “Monitor” kjo shumë vërteton se emigrantët bullgarë në Ishullin nuk kanë ndikim serioz mbi ekonominë atje. Në fakt turistët britanikë kanë kontribut më të madh në ekonominë bullgare, se sa emigrantët bullgarë atje. Për vit rreth 150 000 britanikë vizitojnë bregdetin e Bullgarisë dhe lënë rreth 80 milion euro.
Sipas mendimit të ish ministrit të shëndetësisë nga kabineti i mëparshëm dr. Stefan Konstantinov, shprehur në gazetën “Sega” drama e madhe e Bullgarisë është rënia demografike, që është pak më e ndryshme nga pakësimi i lindjeve. Bullgaret lindin sa lindin edhe evropianet. Bullgaret lindin më shumë fëmijë për 1000 mijë veta se sa gjermanet dhe italianet, por në Gjermani nuk ka rënie demografike siç kemi në Bullgari. Sepse bullgarët jetojnë më pak dhe për shkak se bullgarët shkojnë jashtë shtetit. Në çdo 1000 veta 2,86 veta largohen nga vendi. Bullgaria është me rritje negative gjatë vitit 2013 prej 0,81%. Ky është ulja më e madhe e popullsisë në Evropë dhe jo vetëm në BE, alarmon mjeku.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do..
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme..