Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon përpara në ranglistën botërore. Në Australi tenisti ynë arriti çerekfinalet, duke mundur Roberto Bautista-Agut nga Spanja me 6-3, 3-6, 6-2 sete. Në raundin tjetër Dimitrov do të ndeshet me liderin botëror Rafael Nedal nga Spanja.
Tenistja numër 1 e Bullgarisë Cvetana Pironkova u deklasifikua nga turneu në Australi. Bullgarja pësoi humbje nga kampionia e US Open Samantha Stosur. Pironkova shtoi edhe 70 pikë të tjera në ranglistën botërore.
Petja Nedellçeva arriti gjysmëfinalet e Turneut Ndërkombëtar të Badmintonit në Uppsala të Suedisë, duke fituar medaljen e bronztë. Bullgarja humbi nga e para në skemë Kirsty Gilmour nga Skocia me 16:21, 21:14, 10:21. Motrat Stefani dhe Gabriella Stoeva ia sollën Bullgarisë edhe një medalje tjetër të bronztë, pasi arritën gjysmëfinalet për çifte. Ato pësuan humbje nga L. Kruse-M. Roepke nga Danimarka me 15:21, 19:21.
Krasimir Anev përfundoi në vendin e shtatë në biatlonin 12.5 kilometra në qendrën e dimrit Antholc-Anterselva të Italisë, duke treguar se është gati për Lojërat Olimpike në Soçi. Bullgari përfundoi pa gabim në qitjet brenda 31 minutave e 38.7 sekondave. Vlladimir Iliev përfundoi në vendin e pesëmbëdhjetë, gjithashtu pa gabim në katër qitjet. Garën e fitoi Simon Shemp nga Gjermania me kohë 31 minuta e 20.6 sekonda, Jean-Guillaume Beatrix nga Franca u rendit në vendin e dytë, ndërsa i treti u bë Henrik L’Abee-Lund nga Norvegjia.
Bullgari Aleksandër Konstadinov fitoi medaljen e bronztë në turneun e mundjes klasike “Ivan Podbuni” në Tymen të Rusisë. Në kategorinë deri 59 kg stil të lirë ai pati 6 ndeshje. Në gjysmëfinalet bullgari pësoi humbje nga Ivan Kujljakov nga Rusia, i cili fitoi arin në këtë kategori.
Bullgari Kalojan Mahljanov-Kotooshu arriti fitoren në raundin e tetë të turneut të sumos në Tokio. Deri tani ai ka pesë fitore dhe tri humbje. Sportisti tjetër bullgar i sumos Daniell Ivanov-Aoiama është me tri fitore dhe pesë humbje. Të dy bullgarët u ndeshën në raundin e mëparshëm ku fitues u bë Kalojan Mahljanov- Kotooshu.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në qytetin kroat të Osijek. Ajo u paraqit shkëlqyeshëm në pjesëmarrjen e saj të parë ndërkombëtare gjatë..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe..
Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30..