Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Stambollov – burri i shtetit, i cili e modernizoi Bullgarinë

БНР Новини
Foto: arkiv

Stefan Stambollovi është një burrë shteti bullgar, revolucionar, poet, politikan. Sa kontradiktore të jenë vlerësimet për të, i padiskutueshëm është fakti, se në kohën, kur ishte kryeministër i Bullgarisë, vitet 1887 – 1894, ai caktoi rrugën e zhvillimit modern evropian të vendit, ngandonjëherë edhe me forcë të ashpër. Jo rastësisht gazeta franceze e asaj epoke “Figaro” shkroi: “Stambollovi është një personalitet, i cili mishëron energjinë e tërë popullit bullgar.”

Sipas profesorit Millko Pallangurski nga Universiteti i qytetit Veliko Tërnovo “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, pak janë politikanët në historinë botërore, që e kanë biografinë e Stefan Stambollovit. Ai radhitet ndër ata burrë të shtetit, të cilët kishin mundësi të rrëzonin perandori dhe të themelonin shtete. Dhe të gjitha këto ai e arriti për një jetë, e cila zgjati vetëm 41 vjet.

“Stefan Stambollovi lindi më 12 shkurt sipas stilit të ri, ose 31 janar sipas stilit të vjetër, të vitit 1854 në qytetin Veliko Tërnovo në një familje të zakonshme. I ati i tij kishte një biznes të vogël – tregon profesori Pallangurski. – Biografia e Stambollovit është shumë e pasur. Deri në vitin 1877, brenda jetës së tij 23 vjeçare, ai arriti të jetë pjesëmarrës në lëvizjen kishtare, student në Seminarin e Odesës, nga ku e përjashtuan për veprimtari revolucionare. Pas kësaj ai u bë mbrojtës dhe përhapës i revolucionit bullgar, trashëgimtar i veprës së Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levskit, themelues i një rrjeti të tërë të komiteteve revolucionare. Në vitin 1875 Stefan Stambollovi qëndroi në krye të kryengritjes kundër sunduesit osmanë në qytetin Stara Zagora. Më vonë u bë njeri nga udhëheqësit e Kryengritjes së Prillit të vitit 1876 – kryengritja kjo e cila konsiderohet maja e luftës nacional-çlirimtare të popullit bullgar. Gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877 – 1878 ai ishte pjesë e rrjetit të zbulimit, i cili e ndihmonte ushtrinë ruse për përfundimin e suksesshëm të veprimeve ushtarake. Mezi 24 vjeçar në vitin 1879 Stefan Stambollovi ishte kjo figurë, e cila qëndronte pranë porteve të Kuvendit të Madh Popullor – parlamentit të parë bullgar pas Çlirimit të Bullgarisë. Dhe kjo ishte për arsye, se mosha e tij ishte tepër e re, që të bëhet përfaqësues popullor dhe të marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës.”

Megjithatë Stefan Stambollovi ishte figura, e cila pak më vonë do të dirigjonte sjelljen e pjesës dërmuese të përfaqësuesve popullorë, sidomos në hedhjen e themeleve të shtetit të ri bullgar.

“Stefan Stambollovi ishte një aktivist shoqëror – lider i Partisë Popullore Liberale, deputet, regjent bullgar dhe kryeministër i Bullgarisë, i cili më gjatë e zinte këtë post – vazhdon prof. Millko Pallangurski. – Stambollovi arriti të vendosë një disiplinë të rreptë dhe një sjellje të përgjegjshme në Parlamentin bullgar, t’u imponojë vullnetin e tij dy monarkëve bullgarë – princit Batenberg dhe princit Ferdinand, të formojë një nga partitë më të forta politike dhe të hedhë themelet e modernizimit social, ekonomik dhe politik të Bullgarisë si kryeministër.”

Delegatë në Kuvendin e Madh Popullor nga Trakia dhe Maqedonia.

Gjatë kohës, kur Stefan Stambollovi ishte kryeministër bullgar u hodhën themelet e shtetësisë bullgare. Sipas profesorit Pallangurski, “në këtë periudhë filloi formimi i institucioneve, të cilët ekzistojnë dhe funksionojnë edhe më sot dhe pikërisht ato akte caktuan fatin e Bullgarisë si një shtet me zhvillim evropian. Nuk është e rastit, se edhe një nga fjalitë e tij të fundit është: “Unë e shtroj rrugën e Bullgarisë me gurë romakë.” Gjatë kohës së udhëheqjes së tij, vetëm për shtatë vite, u hodhën themelet e hekurudhave bullgare, filloi ndërtimi i porteve, u vu fillimi i ndërtimit të Universitetit të Sofjes, u krijuan postat bullgare, u organizua ekspozita e parë tregtare bullgare.

Monumenti i Stefan Stambollovit në Sofje“Nuk ka ndonjë kryeministër tjetër bullgar, thekson profesori Pallangurski – i cili të ketë mbrojtur politikën proevropiane të vendit kaq mirë. Duke filluar me respektimin e ligjeve, duke kaluar përmes funksionimit të sistemit politik shtetëror – policisë, ushtrisë, sistemit arsimor, marrëdhënieve civile. Dhe e gjithë kjo ngandonjëherë imponohej me forcë brutale, që të nisë funksionimi i shoqërisë pikërisht në këtë drejtim. Pas Stambollovit në praktikë nuk kishte mundësi t’u restauruar mekanizmat e vjetra orientale të administrimit dhe të rregullimit të shoqërisë bullgare, të cilët ishin karakteristike për periudhën para Çlirimit.”

Më shumë tipare të portretit të politikanit Stefan Stambollovi gjejmë në librin “Stefan Stambollovi – energjia bullgare” me autor Dimitër Ivanov. Në të citohen fjalët e kryeministrit të Bullgarisë nga 16 marsi i vitit 1907 deri më 29 janar të vitit 1908 Petër Grudev, i cili ishte një nga miqtë më të afërt të Stambollovit. Grudevi thekson: “Në karakterin e Stefan Stambollovit kishte atë tipar, i cili ishte dallues për tiranin dhe diktatorin. Ai impononte qëndrimin dhe vendimet e tij mbi të gjithë – mbi përfaqësuesit popullorë dhe mbi nëpunësit shtetërorë. Ai thoshte: Unë e dëshiroj këtë. Ky është vendimi im dhe puna ime. Dhe ai e thoshte këtë, edhe atëherë, kur nuk ishte në dobi të tij personale. Kështu Stambollovi para të gjithë e merrte përsipër përgjegjësinë për qeverisjen e vendit dhe për fatin e tij.”

Vendosja e shtetësisë në atë periudhë kishte të bënte me akte brutale të pushtetit, me dhunë, me ashpërsi policore. Dhe kjo u bë shkak, që kundërshtarët e Sambollovit, të cilët shumëzoheshin, të bashkohen. Stefan Stambollovi u nda nga jeta muajin korrik të vitit 1895. Sot monumenti i tij, që ngrihet në qendrën e kryeqytetit, mishëron kokën e tij të këputur nga kundërshtarët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD
Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD