Dalë ngadalë po bëhen prova për ndryshime të rrezikshme në Kodin e Punës që kërcënojnë të drejtat e punonjësve. Këtë e syzoi Konfederata e Sindikatave të Pavarur në Bullgari në projektligjet e parashtruara në Parlament për ndryshime në legjislacionin e punës. Në mbrojtje të ndryshimeve shpallen dy organizata të punëdhënësve – Dhoma Ekonomike Bullgare dhe Dhoma Tregtaro-Industriale Bullgare. Aktualisht skandali po zhvillohet në mediat, çfarë do të ndërmarrë Parlamenti, do të shikohet në të ardhmen.
Dy projektligjet e deputetëve nga e majta “Koalicioni për Bullgarinë” janë parashtruar në komisionin social të Kuvendit Popullor pa diskutime në Këshillin Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh. Sipas sindikatave, propozimet në to janë provë që puna me mëditje të “qëndrojë në gjunjë”, duke u shkelur bile dhe të drejtat kushtetuese. Përpara kësaj me një argument për “pakësimin e peshës administrative për biznesin” dhe qeveria ndërmori masa për ndryshime ligjore, një pjesë nga të cilat janë të pasqyruar në dy projektligjet. Në to po kështu ka tekste shqetësuese sa i përket të drejtave të punës të punonjësve, mendojnë sindikatat.
Lideri i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë Pllamen Dimitrov komenton: “Gjatë javëve të fundit jemi dëshmitarë të sulmeve të mëdhenj drejt të drejtave dhe interesave të punonjësit bullgar, që shprehen në veprime të organizuara mirë dhe të matura të grupeve të ndryshme të shoqërisë. Pamë se përmes dy nga organizatat e punëdhënësve ishte bërë një provë shumë e qartë për ndryshime radikale në Kodin e Punës, të cilët të disbalancojnë interesat midis punonjësit dhe punëdhënësit. Përpara nesh janë hapat e qeverisë, të cilat ne nuk i pranojmë dhe të cilat, pavarësisht dhe jo kaq të thella në këtë etapë, sa i përket marrjes të të drejtave të punës, tregojnë drejtimin, i cili për ne është shqetësues.”
Me çfarë nuk janë dakord sindikatat?
Një nga propozimet e parashtruara në Parlament hap duart e punëdhënësve për ndryshime në kohën e punës, të cilët fshehin rreziqe për punonjësit, thotë Çavdar Hristov nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. Me ndryshimet propozohet të mos të merret miratimi i organizatave sindikaliste ose të përfaqësuesve të punonjësve dhe nëpunësve gjatë mungesës së organizatave sindikaliste, kur aplikohet një kohë jo e plotë pune – nga 8 deri më 4 orë. Propozimi në projektligj është që kjo të bëhet përmes konsultimeve. “Teksti i tanishëm kërkon që të ketë pajtim, dhe jo konsultime – është komenti i Çavdar Hristovit. – Në qoftë se unë ju aplikoj një kohë jo të plotë pune, pa mundur të më ndalojë asnjëri. Do t’ju lejoj 1-2 muaj të punoni 4 orë me gjysmën e rrogës suaj, kurse gjatë muajit të tretë do t’ju shkarkoj për shkak të mungesës së punës. Dhe ju do të mbani në kurriz pasojat e paleverdishme nga baza minimale, mbi të cilën do t’ju llogarisin dëmshpërblim për papunësinë, do të duroni dhe pasojat e paleverdishme siguruese nga kjo bazë minimale. Kur i mbështesim ndryshimet ne, përfaqësuesit e punonjësve dhe të nëpunësve, jo vetëm sindikalistët, marrim përsipër bashkë me punëdhënësin rrezikun dhe përgjegjësinë për këtë, që do të rastisë, sepse kjo fsheh pasoja. Por ne do të llogarisim, duke marrë parasysh ruajtjen e zënies, se më mirë koha e punës të ndryshohet sesa të shkojmë direkt drejt shkarkimit nga puna.”
Sipas Çavdar Hristovit, për shembull, me ndryshime të tjera të propozuara, të cilat prekin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bëhet kështu, që të mund të vihen në veprim nëntë tekste nga Kodi i Punës. Me këtë, thotë ai, shkelen parimet kushtetuese, sipas të cilëve subjektet ekonomike – të mëdhenj, të vegjël, të mesëm, duhet të vihen në kushte të barabarta juridike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..