E buzëqeshur dhe plotë vitalitet dhe energji. Kështu duhet autorja e sesisë së mrekullueshme produktesh kuruese nga liqenet e kripura afër Burgasit docent Stefka Tepaviçaropva. Ajo përpunon afro 15 vjet preparatet unikale mbi bazën e finjës së detit dhe baltës së detit në laboratorin modest në Institutin e Kimisë së Përgjithshme dhe Joorganike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Gjithçka ka filluar kur njerëzit që kanë përjetuar ndikimin e favorshëm të kurimit me baltë detare i janë drejtuar ekipit të saj që të ndihmojë të gjejnë baltë deti që mund të përdorin edhe në shtëpi. Kështu në laboratorin në Sofje fillon përpunimi i produkteve, ndërsa në bazën e Institutit në Burgas shkencëtarët përpunojnë deri në fund teknologjitë. Ata punojnë sipas detyrës së shtruar nga mjekët në qendrat fito terapeutike në Bullgari. Kohët e fundit ndaj punës së tyre shfaqin interes nga Norvegjia, Italia, Franca dhe Rusia. Eksportojnë sasi të vogla edhe në ShBA. Duhet theksuar se interesi nga jashtë është më i madh sesa në Bullgari. Ekipit të docentes i drejtohen njerëz që tashmë kanë qenë në bregdetin bullgar, kanë përdorur produktet e liqenit afër Pomorjes dhe janë të kënaqur prej tyre.
“Nëse ishim prodhues më i madh me siguri do të kishim pushtuar pjesën e madhe të tregut evropian – thotë Stefka Tepaviçaropva. – Detyra jonë është më tepër inovative të themi se kemi diçka unikale që mund të sjellë si turistë kështu edhe para. Përpunimi i produkteve tipike bullgare, që të gërshetojmë gjërat e pa përsëritshme bullgare u kthye në kauza ime. Fillova me idenë që të bëjë kështu që Bullgaria të kthehet në një vend të kërkuar pikërisht për shkak të këtyre pasurive natyrore. Arrita të bind edhe kolegët e mi me të cilët punojmë me shpirt dhe zemër. Ne jemi optimistë, se ideja do të çojë në diçka më serioze në krijimin e degës së tërë të balneologjisë në turizëm. Kemi produkte unikale detare dhe bimore që janë të përshtatshme për terapi.”
Liqenet kripura detare afër Burgasit janë unikale me baltën dhe finjën që ndodhen në to. Këto janë produkte të industrisë së prodhimit të kripës në Bullgari. Substanca që mbetet pas nxjerrjes së kripës quhet finjë detare. Ajo mund të përdoret për mineralizimin e organizmit me mikroelemente të çmueshme për njeriun. Ka përmbajtje të lartë të magnezit, që është me rëndësi. Ajo përdoret në vaska për masazhe dhe maska dhe në këtë mënyrë organizmi ushqehet përmes lëkurës. Balta nga liqenet e Burgasit po kështu është një produkt që nuk ka analog. Ndikimi kurues i të dy produkteve u detyrohet përmbajtjes së pasur të mikroelementeve.
“Në Bullgari mund të përdoren produkte që bë të vërtetë të tërheqin turistët të huaj – thekson Stefka Tepaviçaropva. – Produktet tona janë në dy seri. Njëra është vetëm mbi bazën e finjës detare, ndërsa tjetra gërsheton finjën ose baltën detare me vajra të ndryshme eterike ose ekstraktesh bimore. Kemi produkte, që gërshetojnë fijen detare me ekstrakte të trëndafilit vajor bullgar. Janë shumë bimët dhe vajrat eterike që përdorim. I gërshetojmë e fijen që të bëjmë solucione që përdoren për mjekim në ujë. Bëjmë xhele të ndryshme masazhi dhe maska ushqyese. Përpunuan kremra për fytyrë dhe trup. Ato tashmë provuan efektin e vet kurues dhe mjekët jo vetëm që i pranojnë por i aplikojnë në kurimin e shumë sëmundjeve .Ndërsa për mua kjo është njohja më e madhe për produktet tona.”
Përgatiti në shqip. Zoja Konstadinova
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..