“Desha të rrëfej shumë gjëra në albumin tim, ja përse pjesët e përfshira janë kaq të ndryshme – tregon Nedjallko Nedjallkov, i cili është autori i shumicës së pjesëve të përfshira në album. – Disa prej tyre janë tipike ballkanike. Në disa të tjera ka elemente klasike, world, xhaz. A ndikon pjesëmarrja në projektet ndërkombëtare? Po, patjetër. Ndryshohet mënyra e të menduarit, bëhesh më i ndjeshëm ndaj tingëllimit të ri dhe të ndryshëm. Në këto projekte të përziera ne u biem veglave muzikore nga Mesjeta, të cilat janë tradicionale në disa vende. Kontakti im me muzikantët e ndryshëm më provokoi për të kërkuar praninë interesante të fyellit në gjinitë e ndryshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..