Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dua të them” – albumi i ri i Nedjallko Nedjallkovit

Nedjallko Nedjallkov është solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, është pjesëmarrës në projektet e Xhordi Savalit – njëri prej të cilave fitoi “Grami”.

“Desha të rrëfej shumë gjëra në albumin tim, ja përse pjesët e përfshira janë kaq të ndryshme – tregon Nedjallko Nedjallkov, i cili është autori i shumicës së pjesëve të përfshira në album. – Disa prej tyre janë tipike ballkanike. Në disa të tjera ka elemente klasike, world, xhaz. A ndikon pjesëmarrja në projektet ndërkombëtare? Po, patjetër. Ndryshohet mënyra e të menduarit, bëhesh më i ndjeshëm ndaj tingëllimit të ri dhe të ndryshëm. Në këto projekte të përziera ne u biem veglave muzikore nga Mesjeta, të cilat janë tradicionale në disa vende. Kontakti im me muzikantët e ndryshëm më provokoi për të kërkuar praninë interesante të fyellit në gjinitë e ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD