Danny Levan është një interpretues i ri me origjinë bullgaro-greke. Pas suksesit të këngës së tij në duetin me Hristiana Loizu, të quajtur në bullgarisht " Më fsheh sytë" vitin e kaluar, Danny është gati me një këngë të re të titulluar "Më e shtrenjta". Ai është edhe autori i tekstit, në të cilin flet për dashurinë komplekse dhe shpesh të dhimbshme që lë gjurmë të qëndrueshme, por edhe se sa e rëndësishme është mbi të gjitha që të gjithë ne ta duam veten. Muzikën e kompozoi Angell Prodanov – Acho. Po ai e bëri edhe aranzhimin e këngës.
"Ndonjëherë, të pikëlluar nga një ndarje, ne harrojmë se kush jemi", thotë Danny Levan. – Dhe në këtë moment ne duhet të mësojmë ta duam veten përsëri, dhe ky është një art. Nëse arrini të pikturoni me bojëra shumëngjyrëshe në kanavacën e bardhë të shpirtit tuaj, vetëm atëherë do të sillni dashuri dhe kuptim në jetën tuaj. Do ta vendosni veten në një piedestal”.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Youtube /Danny Levan, Facebook /Danny LevanNjë nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi Andreev. Që nga viti 2000 ai është dirigjenti kryesor i orkestrës pranë Ansamblit Kombëtar..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" - ai e ëndërroi atë. Për realizimin e këngës, ai iu drejtua vëllezërve Milen dhe Rosen Kukosharovi...
Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës "INTERNATIONAL MUSIC STARS SENZA FRONTIERE" do të bashkojë fëmijë dhe të rinj nga e gjithë Evropa në kompleksin turistik Allbena nga data 17 deri më 21 qershor 2025 . Festivali ka natyrë..
Të gjithë kemi dëgjuar për ide që u vijnë krijuesve në ëndrra. Pikërisht kështu lindi melodia për këngën e re të interpretuesit Orlin Pavllov, "Hije" -..
Një nga krijuesit bullgarë më të spikatur, më të talentuar dhe më aktivë me emrin Georgi është dirigjenti, kompozitori dhe gajdexhiu virtuoz Georgi..