Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fakte interesante rreth jetës së përditshme të ekologëve

БНР Новини

Pyje dhe bime të rralla ishin rivendosur në 10 parqe natyrore në Bullgari me ndihmën e WWF – Bullgaria. Në planin për menaxhim të parkut natyror Rusenski Lom për shembull është parashikuar heqjen e llojeve invazive drusore – dhe mbjellja e fidanëve të llojeve vendëse. “Projekti i WWF ndihmon drejtorin e parkut që të merret me këtë detyrë dhe inkurajoi edhe shumë parqe të tjera të planifikojnë veprimtari të tilla në prioritetet e tyre dhe tashmë po realizohen – shpjegon udhëheqësja e projektit Katerina Rakovska. – Kjo iniciativë ka për qëllim të plotësojë mungesën e përvojës dhe të burimeve në Bullgari në menaxhimin e habitateve nga rrjeti “Natyra 2000”. Si në parkun Rusenski Lom, habitatet buzë lumenjve në tërë vendin janë në gjendje jo të mirë dhe për rivendosjen e tyre nevojiten burime financiare dhe ekspertë.” Në saj të projektit u bë e mundshme rivendosjen e tërfilit të ujit Menyanthes trifoliata në malin Vitosha, ndërsa në rajonin e manastirit të Rilës përsëri po lulëzon aguliçja Primula deorum. Ishin shumëzuar edhe shumë lloje të tjera vendose në parqet natyrore Vraçanski Ballkan, Sinite kamëni, e të tjera.

Dy çifte hutash kokëbardhë janë vendosur në Ballkanin e Vracës në pjesën perëndimore të malit Stara planina. Kjo ndodhet për herë të parë prej 70 vjetëve e këtej kur zogj të tillë shihen në këtë pjesë të malit. Ky fakt është rezultat i përpjekjeve të shoqatës “Ballkani Jeshil” që prej disa viteve po punojnë në projektin “Life +” për kthimin e hutave në Bullgari. Rajoni i Ballkanit të Vracës ofron mundësi të mira për bërje të foleve. Këtu gjendjen masivet më të larta deri 400 metra të pjerrëta të shkëmbinjve gëlqeror në Evropë në këtë nivel të detit. Gjatë shkurtit në pjesën lindore të malit Stara planina ishin parë dy çifte të tjera hutash. Zogjtë janë me unaza në këmbët dhe janë importuar nga jashtë dhe janë lëshuar për adaptim në malin Stara planina.

Снимка

Me një foto konkurs “Një grimcë dashurie në objektivin tuaj të fotoaparatit dhe kamerës” përfundon fushatën e sivjetshme për ushqim të zogjve dimërorë në Shoqatën Bullgare për Mbrojtje të Zogjve. Thirrja e organizatorëve ishte – na tregoni fotografitë tuaj si ushqehen zogjtë. Konkursi përfundoi më 10 mars. Fotografitë dhe sportet do të mund të shihen në sajtin e Foto-forum, ku mund të votohen në galerinë e bërë për këtë. Fituesit do të shpallen më 25 mars të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: Shoqata Bullgare për Mbrojtje të Zogjve nga konkursi i vitit të kaluar




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD