Top investuesit në prona të patundshme në vendin tonë janë rusë. 90% prej blerjeve në bregdetin bullgar realizohen nga blerës rusë. Gjatë viteve të fundit afro 350 mijë shtetas rus kanë blerë prona në Bullgari. Kriza në Ukrainë i detyroi investitorët e mëdhenj rusë dhe ukrainas të jenë në pozitë pritjeje. Po vizatohen dy tendenca. Zhvlerësimi i rublës do ta detyrojë biznesin rus të kërkojë strehim për parat e veta duke investuar në prona të patundshme në vendin tonë. Nga ana tjetër gjatë javëve të fundit po regjistrohet rënie të klientëve nga Rusia dhe Ukraina. Kështu tregu për dhjetëra miliona euro është në pozicion stand-by në pritje të zgjidhjes së konfliktit midis Moskës dhe Kievit.
Një biznesmen rus me projekt për një kompleks apartamentesh në Bregdet i ka pezulluar planet e veta. Kompania ukrainase është një prej investitorëve më të mëdhenj po pret zgjidhjen e situatës që të vazhdojë projektet për ndërtim të komplekseve pushimore afër qytetit Burgas dhe të një godinë biznesi në Sofje. Ekspertët komentojnë se tërheqja e kapitaleve nga Rusia do të vazhdojë dhe gjithnjë e më shumë rusë do të kërkojnë ku të investojnë kapitalet e veta jashtë kufirit. Aq më tepër që ra çmimi i aksioneve të shumë kompanive ruse në bursën saktëson në një intervistë dhënë radio Bullgarisë Dobromir Ganev zëvendës kryetar i Shoqatës kombëtare “Prona të patundshme“.
“Në situata, kur ka rrezik për sistemin financiar, shumë shpesh njerëzit i drejtohen mënyrës më të mirë për kursim dhe siguri të parave – investim në prona të patundshme- vazhdon Dobromir Ganev. Kështu që për shtetasit rusë, që kanë interes të blejnë prona në Bullgarisë, kjo duhet të veprojë si katalizator. Nga ana tjetër sanksione eventuale kundër Rusisë ndikojnë që investitorët e mëdhenj të presin. Ka persona fizik që blejnë prona në Bregdetin bullgar, por ka edhe shumë investitorë rusë që kanë interes që të investojnë në ndërtimin dhe shitjen e produktit të ndërtimit. Kështu që kriza ka rëndësi të dyfishtë.
Brokerat theksojnë se ka interes në rritje për prona të patundshme në Bullgari nga ana e shtetasve ukrainas. “ Ukrainasit janë më pak por ka interes në rritje” Saktëson Dobromir Ganevi. Tani për tani ata preferojnë që të marrin banesa me qira për disa muaj deri sa zgjidhet kriza. Qyteti Burgas dhe vendpushimet detare preferohen më shumë nga rusët. Tashmë atje çdo i pesti flet rusisht. “ Ka kërkesë për krijimin e shkollave ruse në Burgas dhe në rajonet afër tij , sepse Bregdeti jugor u pëlqen shumë . Në qytetin Pomorie tashmë ka lagje ruse – Moska e vogël” vetëm për një vit 2800 rusë kanë blerë shtëpi në këtë qytezë. Në rajonin e vendpushimit dimëror Bansko po kështu ka mjaft rusë.
“Rusët blejnë prona të pa tundshme në bregdetin për qëndrim më të gjatë në dallim nga anglezët që i blinin këto prona me qëllime spekulative – të realizojnë zë ardhura, fitime - tregon për dallimin midis klientëve Dobromir Ganebvi. - Për ndryshme profili i tyre është i ndryshëm ka pensionistë, nga klasa e mesme ,zyrtarë, njerëz të rij. Kërkesa janë më të ndryshme."
“Rusët blejnë prona edhe e qëllim biznesi – kjo po kështu është tipar dallues”. Një pjesë prej tyre duke qëndruar një kohë më të gjatë zhvillojnë edhe biznes të vet – shton Dobromir Ganevi. Siç bëhet e qartë klientët rusë janë shumë të rëndësishëm për tregun e pronave të patundshme në vendin tonë sidomos në rajonin e Bregdetit. Sipas të dhënëve vetëm gjatë vitit të kaluar afro 10 mijë shtetas rusë kanë blerë prona në Bullgari kryesisht në rajonin e Burgasit dhe të Varnës. Interesi vazhdon të jetë stabil.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..