Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandra Zhekova – rruga drejt suksesit dhe çmimi i tij

БНР Новини
Foto: BGNES

Dhjetë vite të tëra 26-vjeçarja Aleksandra Zhekova është në elitën e sporteve ekstreme. Sportistja bullgare garon në stilin “border cross” të snouboard-it. Që nga mosha 8-vjeçare rrëshqitet në borë. Vetëm 16 vjeçe ajo nisi të përfaqësojë Bullgarinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Kur ka qenë e vogël ka ëndërruar të bëhet aviatore e aeroplanit gjuajtës. E thërrasin Aleksandrën: “E re dhe e bukur. E shpejtë dhe vajzë ekstreme, joshëse e inteligjente. E lindur fituese.” Anët e saj të forta janë fitimi, eliminimi i frikës, përsosja e teknikës së rrëshqitjes.

Aleksandra Xhekova është fituese e Kupës së Evropës 2006. Në garën e Kupës së Botës ajo ka zërë dy herë vendin e parë, tetë herë vendin e dytë dhe pesë herë – vendin e tretë. Në moshën 17-vjeçare sportistja bullgare ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Torino. Në Olimpiadën e 2010-ës në Vankuver të Kanadasë e kishte plagosur këmbën. Të njëjtën gjë u bë edhe sivjet në Lojërat Olimpike në Soçi. Aty ylli bullgar i snouboard-it mbeti e pasta. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Majoli e rrëzoi Aleksandrën në kërcimin e fundit dhe ajo nuk arriti të fitonte bronzin. “Rruga drejt suksesit është e gjatë dhe e vështirë. Kur e pësoj dështimin, mbyllem në vetvete, por disa ditë pas kësaj ngrihem në këmbë dhe e marr veten. Qëllimi është një – të jem numër 1”, pohon Aleksandra Zhekova.

Zakonisht ekipet e elitës përbëhen nga katër trajnerë, terapist fizik, psikolog etj. Mirëpo, Aleksandra përgatitet për garat vetëm me të atin Viktor Xhekov. Ky i fundit është një nga të parët të cilët kanë popullarizuar sportin e snouboard-it në Bullgari.

Sezoni 2013-2014 ishte i suksesshëm për Aleksandra Zhekovën, duke u renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës në stilin “border cross”. Megjithëse në Spanjë u eliminua në finalen e madhe, pasi pësoi humbje nga francezja Natali Moen Loko, e jona fitoi finalen e vogël. Garuesve të rinj të snouboard-it Aleksandra u uron: “Ji pak i çmendur, mos i respekto gjithmonë aq rreptë rregullat dhe përpiqu të jesh perfekt në çdo veprim që bën. Sigurisht një ditë do të shpërblehesh.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni jubilar i maratonës “Tërnovo Ultra” tërheq shumë pjesëmarrës

Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..

botuar më 25-04-12 8.10.PD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit

Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për femra në dyshe në Horsens (Danimarkë). Bullgaret, të cilat renditen në vendin e parë në..

botuar më 25-04-11 11.21.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov u klasifikua për raundin e 16-të në Monte Karlo

Grigor Dimitrov duhej të luante një ndeshje me tre sete kundër tenistit me numrin 255 në ranglistën botërore Valentin Vashro, dhe arriti të kualifikohej për raundin e tretë të turneut të serisë “Masters” në fushat e kuqe në Monte Karlo. Tenisti..

botuar më 25-04-10 12.08.MD