Dhjetë vite të tëra 26-vjeçarja Aleksandra Zhekova është në elitën e sporteve ekstreme. Sportistja bullgare garon në stilin “border cross” të snouboard-it. Që nga mosha 8-vjeçare rrëshqitet në borë. Vetëm 16 vjeçe ajo nisi të përfaqësojë Bullgarinë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Kur ka qenë e vogël ka ëndërruar të bëhet aviatore e aeroplanit gjuajtës. E thërrasin Aleksandrën: “E re dhe e bukur. E shpejtë dhe vajzë ekstreme, joshëse e inteligjente. E lindur fituese.” Anët e saj të forta janë fitimi, eliminimi i frikës, përsosja e teknikës së rrëshqitjes.
Aleksandra Xhekova është fituese e Kupës së Evropës 2006. Në garën e Kupës së Botës ajo ka zërë dy herë vendin e parë, tetë herë vendin e dytë dhe pesë herë – vendin e tretë. Në moshën 17-vjeçare sportistja bullgare ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Torino. Në Olimpiadën e 2010-ës në Vankuver të Kanadasë e kishte plagosur këmbën. Të njëjtën gjë u bë edhe sivjet në Lojërat Olimpike në Soçi. Aty ylli bullgar i snouboard-it mbeti e pasta. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Majoli e rrëzoi Aleksandrën në kërcimin e fundit dhe ajo nuk arriti të fitonte bronzin. “Rruga drejt suksesit është e gjatë dhe e vështirë. Kur e pësoj dështimin, mbyllem në vetvete, por disa ditë pas kësaj ngrihem në këmbë dhe e marr veten. Qëllimi është një – të jem numër 1”, pohon Aleksandra Zhekova.
Zakonisht ekipet e elitës përbëhen nga katër trajnerë, terapist fizik, psikolog etj. Mirëpo, Aleksandra përgatitet për garat vetëm me të atin Viktor Xhekov. Ky i fundit është një nga të parët të cilët kanë popullarizuar sportin e snouboard-it në Bullgari.
Sezoni 2013-2014 ishte i suksesshëm për Aleksandra Zhekovën, duke u renditur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës në stilin “border cross”. Megjithëse në Spanjë u eliminua në finalen e madhe, pasi pësoi humbje nga francezja Natali Moen Loko, e jona fitoi finalen e vogël. Garuesve të rinj të snouboard-it Aleksandra u uron: “Ji pak i çmendur, mos i respekto gjithmonë aq rreptë rregullat dhe përpiqu të jesh perfekt në çdo veprim që bën. Sigurisht një ditë do të shpërblehesh.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..