Më 22 dhe 23 mars kryeqyteti bullgar priti më se 500 sportistë të taekwondos nga mbarë bota. Në sallën “Festivalna” u mbajt edicioni i parë i Kampionatit Ndërkombëtar “Sofia Open”.
Organizator kryesor i këtij aktiviteti sportiv ishte z. Dhimitër Mihajllov nga Federata Bullgare e Taekwondos. “Për herë të parë në Bullgari zhvillohet një garë e taekwondos me përmasa aq të mëdha”, tha ai për shtypin vendas. Vetëm sportistët bullgarë numëronin 500 veta – fëmijë, femra e meshkuj të kategorive të ndryshme. Në ndeshjet morën pjesë më se 120 ekipe të taekwondos nga 16 vende të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga 15 sportistë. Një nga shoqëruesit e tyre ishte Xhevahir Hysa, trajner i ekipit Studenti në Tiranë.
I pyetur çfarë vend zë taekwondoja ndër sportet e tjera në Shqipëri, Julian Caca, kryetar i Shoqatës Sportive Tae Kwon Do “ORTEK” dhe trajner i ekipit, u përgjigj kështu: “Në qoftë se flasim për sportet që përfshijnë të gjitha sportet e artet marciale, atëherë gjithmonë taekwondoja renditet në vend të parë. Po gjithashtu mund të them se taekwondoja në Shqipëri është sporti që ka më shumë mbarësitet, le të themi mund të renditemi mbas futbollit.”
Ditën e dytë të ndeshjeve garuan Elvis Gjana, Sadik Tusha, Klaris Bresa, Orges Skana dhe Visar Pitushi. Ky i fundit është 24 vjeç, instruktor i taekwondos ekipit “Apolonia” në qytetin e Fierit, pjesëtar i skuadrës kombëtare. “Këtu janë më të mirët nga e gjithë Evropa, sidomos kategoria që jam unë – minus 68, dhe aty janë mbledhur konkurrentët që janë pretendentë për medalje në rangun botëror, në rangun evropian dhe gjithashtu në atë rangun olimpik të taekwondos”, tha ai natën para ndeshjeve ditës së dytë.
Grigor Dimitrov do të luajë në çerekfinalen e turneut të tenisit Masters në Miami. Ai siguroi një vend në tetë më të mirët, duke mposhtur amerikanin Brandën Nakashima në dy sete rresht – 6:4, 7:5. Tenisti bullgar për të dytin vit radhazi u kualifikua..
Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..
Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Medalistja e argjendtë e Kampionatit Evropian të Gjimnastikës Artistike, Valentina Georgieva fitoi titullin në finalen e kërcimit në Kupën e Botës në..
Kirill Millov fitoi medaljen e dytë të artë për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Mundjes në Bratislavë të Sllovakisë. Në ndeshjen vendimtare në..