Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e sportistëve shqiptarë në Kampionatin e Parë Ndërkombëtar të Taekwondos “Sofia Open” 2014

БНР Новини

Më 22 dhe 23 mars kryeqyteti bullgar priti më se 500 sportistë të taekwondos nga mbarë bota. Në sallën “Festivalna” u mbajt edicioni i parë i Kampionatit Ndërkombëtar “Sofia Open”.

Organizator kryesor i këtij aktiviteti sportiv ishte z. Dhimitër Mihajllov nga Federata Bullgare e Taekwondos. “Për herë të parë në Bullgari zhvillohet një garë e taekwondos me përmasa aq të mëdha”, tha ai për shtypin vendas. Vetëm sportistët bullgarë numëronin 500 veta – fëmijë, femra e meshkuj të kategorive të ndryshme. Në ndeshjet morën pjesë më se 120 ekipe të taekwondos nga 16 vende të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga 15 sportistë. Një nga shoqëruesit e tyre ishte Xhevahir Hysa, trajner i ekipit Studenti në Tiranë.




I pyetur çfarë vend zë taekwondoja ndër sportet e tjera në Shqipëri, Julian Caca, kryetar i Shoqatës Sportive Tae Kwon Do “ORTEK” dhe trajner i ekipit, u përgjigj kështu: “Në qoftë se flasim për sportet që përfshijnë të gjitha sportet e artet marciale, atëherë gjithmonë taekwondoja renditet në vend të parë. Po gjithashtu mund të them se taekwondoja në Shqipëri është sporti që ka më shumë mbarësitet, le të themi mund të renditemi mbas futbollit.”


Ditën e parë të ndeshjeve 15-vjeçari Kelvi Kocibelli zuri vendin e dytë, pasi mundi garuesin bullgar dhe atë serb. Ndërsa Orges Skana, gjithashtu 15 vjeç, fitoi medaljen e artë në ndeshjen kundër konkurrentit bullgar.


Ditën e dytë të ndeshjeve garuan Elvis Gjana, Sadik Tusha, Klaris Bresa, Orges Skana dhe Visar Pitushi. Ky i fundit është 24 vjeç, instruktor i taekwondos ekipit “Apolonia” në qytetin e Fierit, pjesëtar i skuadrës kombëtare. “Këtu janë më të mirët nga e gjithë Evropa, sidomos kategoria që jam unë – minus 68, dhe aty janë mbledhur konkurrentët që janë pretendentë për medalje në rangun botëror, në rangun evropian dhe gjithashtu në atë rangun olimpik të taekwondos”, tha ai natën para ndeshjeve ditës së dytë.

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Foto:YouTube kanali ''Margaritka

Në ndeshje me një luleshqerrë - një fushatë kundër agresionit në stadiume

Ndeshja nuk duhet të jetë një fushë beteje, por një vend ku mund ta çoni fëmijën tuaj - ky motiv bashkoi organizatorët e fushatës "Në ndeshje me një luleshqerrë". Fushata do të zhvillohet në kuadrin e katër ditëve - nga 11 deri më 14 prill dhe do..

botuar më 25-04-08 2.48.MD
Viktoria Radeva

Dy fitore dhe tri humbje për bullgaret në kampionatin evropian të shahut

Kampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin e shtatë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut Klasik në ishullin Rodos. Viktoria Radeva..

botuar më 25-04-08 11.41.PD
Stilijana Nikollova

Tre medalje ari, një argjendi dhe një bronzi për bullgaret në Kupën e Botës në Sofje

Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..

botuar më 25-04-07 8.57.PD