Një nga ritet më të përhapura, mund të themi edhe i detyrueshëm më 1 prill, është të bëhesh shaka me ndonjëri. Kjo me besimin, se një akt i tillë mund të ndihmojë që të mbrohesh nga dhelpëria e të tjerëve. “Gënjeshtra nuk ka rrënje” – është i bindur populli. Dhe kjo për arsye se mashtruesit mund t’i besojnë, por për pak kohë. Ka edhe fjalë të tjera të urëta popullore: “Doli gënjeshtra në shesh”, “Me gënjeshtra nuk arrihet shumë larg” e kështu me radhë. Mirëpo proverba më e përhapur është se “Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra”. Doemos ka edhe njerëz shakaxhinj, për të cilat mashtrimi nuk është gjynah. Në folklorin bullgar një heroi shakatar është Pjetri Mendjemprehtë. Ekzistojnë të dhëna, që dëshmojnë, se ai jeton në ndërgjegjen e popullit që nga Koha e Mesjetës. Historitë për hokatarin Pjetri Mendjemprehtë janë të shumta dhe gjithnjë në thelbin e tyre është dëshira e tij të mbrojë të varfrit.
Tema dominuese në historitë për gojëmblin Pjetri Mendjemprehtë është dhelpëria, të cilën ai shfrytëzon, kur duhet të shpëtojë ndonjë të varfër nga egërsia dhe vrazhdësia e të pasurit, kur pasaniku kërkon nga fshatarët më shumë se ç’duhet. Gojëdhënat popullore rikrijojnë ndodhi, në të cilët Pjetri Mendjemprehtë shpëton ndonjë fshatar nga puna e lodhshme dhe e kotë, ose arrin të marrë para nga çifligari koprrac, të cilët pas kësaj iu shpërndan argatëve e tij. Në tregime të tjera, ai shfaq dinakëri vetëm që ta bëjë çifligarin për të qeshur. Në një gojëdhënë tregohet, se si Pjetri Dinak qëndronte dhe fliste me fshatarët në pijetoren. Pranë tyre në një tavolinë tjetër ishte pasaniku i fshatit. Që të bëjë shaka me Pjetrin, ai i tha: “Petre, do të të japë një verdhushkë, në se do të më gënjesh!” Atëherë Pjetri me dinakëri iu përgjigj: “Ti mos e mban fjalën, kështu që nuk kemi punë të përbashkët! Më premtove se do të martohem me vashën tuaj, por më pas nuk përmbushi premtimin...” Atëherë pasaniku filloi të bërtasë: “A ti e dëgjon veten, çfarë flasësh? Si do të të japë vajzën, pasi je aq i varfër? Ti gënjesh!” Pjetri Mendjemprehtë vetëm këtë e priste dhe i tha çifligarit: “Mund të zgjidhesh çfarë është e vërteta, që të kam të qartë – për dasmë të përgatitem ose të marr verdhushkën.”
Në folklorin gojor ekzistojnë një numër të madh anekdotash për ndodhi zbavitëse, tërheqëse dhe qesharake lidhura me Pjetrin Dinak dhe Nastradin Hoxhën – një dhelparak tjetër, i cili u shfaq në folklor pasi Bullgaria u rrëzua nën sundimin turk. Në ato tregime anekdotike herë Pjetri është më i mençuri, herë Nastradini. Sipas një historie, Nastradin Hoxha erdhi tek ne nga Anadolli, posaçërisht, që të takohet me Pjetrin Mendjemprehtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..