Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga ambasadorja e Bullgarisë në Francë dhe përfaqësuese e përhershme në UNESCO, Radka Ballabanova. Përfshirja e Bullgarisë nxjerr në pah pasurinë e traditave të saj lokale në lidhje me blegtorinë e kullotave, si dhe angazhimin e vendit tonë për ruajtjen dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të përcjella ndër breza.
Traditat e kullotave përfshijnë migrimin e tufave të kafshëve barngrënëse (dele, lopë, dhi, etj.) në kullotat e largëta për kullotje sezonale, e cila praktikohet më shpesh në zonat malore, si dhe ritualet, zanatet dhe produktet ushqimore që lidhen me kullotjen tradicionale.
Deri më tani, elementi përfshinte nëntë vende: Shqipërinë, Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën. Tani kandidatura e përbashkët për zgjerimin është nga Bullgaria, Polonia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina.
Foto: Ministria e BujqësisëTradita ortodokse bullgare përcakton që në ditët e festave të mëdha të krishtera të bëhet një dhurim vullnetar, i quajtur gjithashtu kurban. Në thelb, kjo është shpërndarja e ushqimit ndërmjet të krishterëve, ushqim që ka një qëllim të veçantë lutjeje...
Edicioni i tretë i festës së samardallës do të zhvillohet më 3 maj në sheshin qendror të qytetit Nova Zagora. Bima aromatike, karakteristike për Bullgarinë Juglindore, përdoret si erëz dhe mblidhet në kulmin e lulëzimit gjatë muajit maj, kur përmbajtja..
Në fund të shekullit XIX, piktori dhe folkloristi çek Ludvík Kuba ndërmerr një udhëtim në trojet tona për të studiuar trashëgiminë bullgare të këngëve. Pasi regjistron meloditë e dëgjuara, ai i kushton një vëllim të tërë Bullgarisë në serinë e tij..