Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga ambasadorja e Bullgarisë në Francë dhe përfaqësuese e përhershme në UNESCO, Radka Ballabanova. Përfshirja e Bullgarisë nxjerr në pah pasurinë e traditave të saj lokale në lidhje me blegtorinë e kullotave, si dhe angazhimin e vendit tonë për ruajtjen dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të përcjella ndër breza.
Traditat e kullotave përfshijnë migrimin e tufave të kafshëve barngrënëse (dele, lopë, dhi, etj.) në kullotat e largëta për kullotje sezonale, e cila praktikohet më shpesh në zonat malore, si dhe ritualet, zanatet dhe produktet ushqimore që lidhen me kullotjen tradicionale.
Deri më tani, elementi përfshinte nëntë vende: Shqipërinë, Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën. Tani kandidatura e përbashkët për zgjerimin është nga Bullgaria, Polonia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina.
Foto: Ministria e BujqësisëMe 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..