Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga ambasadorja e Bullgarisë në Francë dhe përfaqësuese e përhershme në UNESCO, Radka Ballabanova. Përfshirja e Bullgarisë nxjerr në pah pasurinë e traditave të saj lokale në lidhje me blegtorinë e kullotave, si dhe angazhimin e vendit tonë për ruajtjen dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme të përcjella ndër breza.
Traditat e kullotave përfshijnë migrimin e tufave të kafshëve barngrënëse (dele, lopë, dhi, etj.) në kullotat e largëta për kullotje sezonale, e cila praktikohet më shpesh në zonat malore, si dhe ritualet, zanatet dhe produktet ushqimore që lidhen me kullotjen tradicionale.
Deri më tani, elementi përfshinte nëntë vende: Shqipërinë, Austrinë, Kroacinë, Francën, Greqinë, Italinë, Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën. Tani kandidatura e përbashkët për zgjerimin është nga Bullgaria, Polonia, Serbia, Sllovakia, Turqia dhe Ukraina.
Foto: Ministria e BujqësisëDitën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..