Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov – ylli i fushave të tenisit të klubit “Iliupolis”

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Paskan të reja prej tenistit bullgar Grigor Dimitrov. Mirëpo, këto nuk kanë të bëjnë vetëm me të dashurën e tij Maria Sharapova, megjithëse tema rreth çiftit vazhdon të jetë “e nxehtë”. Në Majami kur tenisti bullgar jepte konferencë për shtypin erdhi Novak Xhokoviç – “le të flasim”, ia drejtua Grigorit. “Miku im Grigor është më i bukuri i turneut të tenisit. Nuk ka nevojë të flisni shumë për tenis. Ai arriti suksese të larta sivjet. Prandaj le të flasim për vizionin tënd”. “Çfarë do të dish” – e pyeti Grigor, duke buzëqeshur. “Cilën nga karamelet “Shugarpova” parapëlqen?”. “Atë me shijen pak të limonit (Flirty Sour)”, u përgjigj tenisti bullgar në lidhje me karamelet me markën e Maria Sharapovës.

Mirëpo, kjo nuk ka lidhje me temën.... Le të rikujtojmë sukseset e fundit të Grigorit në sport.

Në Majami tenisti numër 1 i Bullgarisë u eliminua nga rrethi i tretë, pasi pësoi humbje nga “samuraji” Kej Nishikori. Si duket, në të ardhme japonezi do të bëhet një nga kundërshtarët seriozë të tenistit bullgar. Megjithë humbjen, ditën e hënë Grigor regjistroi rekordin e Bullgarisë, duke u renditur në vendin e 15-të të ranglistës ATP. Kjo do të thotë se këtë verë, po të qëndrojë në formën e tij të mirë dhe po të ndjekë programin e suksesshëm të trajnerit Roxher Rashid, Grigor do të klasifikohet në të dhjetëshen e botës.

Këtë fundjavë Grigor Dimitrov do të shndërrohet në “tehun” e skuadrës bullgare për Kupën Davis kundër Greqisë. Ndeshja është vendimtare për të mbetur në Grupin e dytë Euro-afrikan të turneut jo zyrtar botëror të skuadrave të tenisit. Në Athinë gara pritet me interes të madh. “Një yll i rangut botëror do të shkelë fushat e tenisit të klubit “Iliupolis”, lexohet në mediat greke.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov kalon në raundin e 1/8 në Madrid

I vetmi bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, fitoi kundër Jacob Fearnley duke e eliminuar atë me rezultatin 6:4, 7:6(3) në rrugën e tij për në raundin e 1/8 të turneut "Masters" në Madrid. Siç dihet, me rezultatin 6:4, 5:4 për tenistin tonë..

botuar më 25-04-29 6.08.MD
Valentina Georgieva

Valentina Georgieva me medalje bronzi në tra në Kupën e Botës në Kajro

Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë kampione, dhe Kjun Bjoll Xho nga Koerja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Për gjimnasten Valentina..

botuar më 25-04-28 6.01.MD

Nis turi me biçikleta Black Sea Route nga Konstanca deri në Rezovo

Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..

botuar më 25-04-26 6.05.PD