Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pacientët dhe mjekët – aleatë në luftën për shëndetin e mirë

Foto: arkiv

7 prilli është Dita Ndërkombëtare e Shëndetësisë. Ideja i përket Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ka 50 vjet që kjo ditë shënohet.

Këtë vit starton nisma “Tension i lartë”. Ky është një nga problemet më serioze shëndetësore me të cilat ballafaqohemi sot. Nga tensioni i lartë vuajnë 1 mlrd veta nga popullsia e botës. Ky problem ka të bëjë kryesisht me stresin dhe mënyrën jo të drejtë të ushqyerit. Në Bullgari 30% nga e gjithë popullsia e ka tensionin të lartë – 40% nga femrave dhe 43% nga meshkujt të moshës nga 25 deri në 64 vjeç. Numri i tyre gradualisht rritet. Ilaçet të cilat luftojnë tensionin e lartë shkaktojnë efekte të këqija.

Çfarë është gjendja e shëndetësisë në Bullgari?

Mjekët luftojnë për shëndetin e pacientëve dhe kjo faktikisht duhet të jetë sfida e tyre më e madhe. Fatkeqësisht, mjekët në Bullgari hasen me njëqind probleme të tjera me karakter të ndryshëm. Kryesisht këto probleme kanë të bëjnë me sistemin jo të reformuar shëndetësor në vend. Nga ana tjetër, pacientët bullgarë qëndrojnë kohë të gjatë në radhë sepse mjekët familjarë në vend të mjekojnë merren me dokumentacione. Dhe kjo sepse në Bullgari shëndetësia elektronike po vonohet.

Bullgaria është në një nga pozitat prijëse për sa u përket sëmundjeve të zemrës. Vendi regjistroi po ashtu dhe rritje shqetësuese të sëmundjeve onkologjike. Gjithnjë e më shumë të rinj zënë diabet dhe po rritet numri i njerëzve me peshë të tepërt. Duhet të ndryshohet mënyra e jetesës dhe mënyra e të ushqyerit. Shpresa për këtë ndryshim i takon brezit të ri të mjekëve bullgarë dhe zhvillimit të mjekësisë në përgjithësi.

A janë të qetë pacientët bullgarë?

Për mendimin e Radosllav Nakovit, student të Universitetit të Mjekësisë në Sofje, vitin e katërt,  përgjigja është “po”. E vetmja gjë shqetësuese është se nuk ka bashkëveprim midis Qendrës së Shëndetësisë, mjekëve specialistë dhe mjekimeve falas për pacientët. Studenti vë në dukje lidhja, kështu të thuhet, e shkëputur midis pacientit dhe mjekut. Si shkak Radosllav tregon dokumentacionet e shumta me të cilat duhet të merren mjekët dhe këta të fundit ndihen të lodhur. Paga e mjekëve, sipas studentit, patjetër duhet të shtohet që të jetë mjeku i kënaqur me punën. Kjo do të jetë në favor edhe të pacientit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD