Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti bullgar “DANDALUNDA” prezanton larminë e madhe të muzikës braziliane

БНР Новини
Foto: arkiv personal

“Të zbulojmë një ndjenjë të njohur në një muzikë të panjohur” – kjo ftesë na intrigojë. Bëhet fjalë për koncert të këngëtares joshëse Vesella Morava me bendin e xhaz muzikantëve të dashur bullgar. Projekti të cilin e paraqesin është me melodi dhe ritme braziliane. Fiesta shumëngjyrëshe, nën emrin “DANDALUNDA”, është më 11 prill në Klubin “Studion 5”.

Foto: Kirill Stanoev“Ky është një projekt për prezantimin e muzikës braziliane në një spektër më të gjerë, sepse ajo është një gjithësi e madhe me melodi, ritme dhe vallëzime – shpjegon Vesella Morava. – Programin tonë e formuam si një përzierje të stileve: bosanova, samba, xhaz, fënk... E vëmë theksin tek muzika por dhe tek elementet e shous. Në të marrin pjesë dhe 3 vallëzuese nga “Amazonia Dance Project”. Sipas meje, që të mund ta perceptosh një muzikë folklorike, siç është muzika braziliane, duhet ta ndihesh dhe në mënyrë virtuale. Kurse për tingullin përgjigjen muzikantët nga bendi: Kalin Geçev (piano), Aleksandër Llogozarov (kitarë), Bobi Petrov (bateri), Radosllav Sllavçev (bas), Nasko Popov (perkusione) dhe Denis Goev (buri). Ata janë interpretues shumë të mirë, kurse ajo e cila na mblodhi është xhazi. Më pëlqen të them se në jetën time dhe në projektet e mia çdo gjë nis nga kjo muzikë. A mundesh të ekzekutosh xhaz – ti je i hapur ndaj të gjitha stileve. Kuptohet, me një rëndësi të madhe është dhe se me kë je në skenë. Kështu që për mua ishte me një rëndësi të madhe t’i gjej këta muzikantë. Me sinqeritet, me entuziazëm dhe bile me naivitet i gëzohemi njëri-tjetrit për atë që po bëjmë. Unë besoj se gjatë 10 vjetëve të fundit muzika kubane u imponua këtu, kështu do të bëhet edhe me muzikën braziliane, pjesërisht me sambën. Gjithmonë kam pasur afinitet ndaj stileve, të ndikuar nga muzika më e vjetër – afrikania. Ritmet e saj janë bazë të brazilianeve, të cilat të vendosura njëra mbi tjetrën të detyrojnë të humbasësh në një trans.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nëse është e nevojshme"

Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..

botuar më 25-02-07 6.05.PD

Mery Boys Band shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste

Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..

botuar më 25-02-06 8.20.PD

"Atje, në kthesë" - "takimi" i parë muzikor i Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi

Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..

botuar më 25-02-05 4.30.MD