Ne, bullgarët, jemi një popull, i cili gjatë të gjithë shekujve të historisë sonë ka arritur t’i transformojë traditat. Kështu qe, nuk është e rastit se i shënojmë Pashkët me një sërë ritualesh të bukura. Në trojet tona festa e krishterë nuk i zëvendëson krejtësisht zakonet e paganëve, me të cilët ata e kanë mirëpritur pranverën. Disa prej këtyre festave kanë ruajtur autenticitetin e vet, por shumica kanë ndryshuar sipas nevojave të krishterimit. Festa më e madhe për të krishterët ortodoksë është lidhur me traditën e ngjyrosjes së vezëve.
Në mitologjinë e shumë popujve veza është simboli i jetës së përjetshme. Nga veza e artë, simboli i diellit, lind bota. Veza është simboli i pavdekshmërisë dhe ruan brenda vetes fuqinë magjike për të mjekuar dhe për të ruajtur nga sëmundjet dhe fatkeqësitë. Te ne edhe sot e kësaj dite dhurohen vezë të ngjyrosura, në dallim të shumë vendeve të tjera, ku ato janë zëvendësuar nga vezët prej çokollate, suveniret etj.
“Gjithçka është lidhur me teknikën e dyllit. Bëhet fjalë për një stilolaps prej druri me një rezervuar të vogël në majën e tij – tregon doc. Rakshieva. – Në këtë rezervuar vihet një pjesë e vogël dylli të pastër bletësh, që ngrohet mbi një qiri të ndezur dhe pas kësaj pikturohet. Pastaj veza zhytet në bojë. Dylli hiqet dhe ornamenti shihet me tërë bukurinë e tij. Vezët e tjera janë të bardha. Ato gjithashtu ngjyrosen me dyllë, i cili është bojatisur paraprakisht në ngjyrën e zezë. Dikur gjyshet tona e kanë bërë këtë me katran, kurse sot përdorim bojëra vaji. Këto ornamente në fakt janë caku i zi i qëndisjes, si të thuash. Pas kësaj fushat e tjera të vezës ngjyrosen. Teknika përdoret në Ihtiman dhe në krahinat rreth tij. Desha të nënvizoj se kjo teknikë është specifike bullgare. Është shumë pak përhapur në Çeki dhe Hungari. Në rajonin e Ihtimanit përdoren edhe të dyja teknikat, gjersa në Velingrad praktikohet vetëm teknika e dyllit. Në rajonin e Botevgradit përdoret një acid i posaçëm për krijimin e ornamenteve. Ka rajone, ku tradita e ngjyrosjes së vezëve tashmë nuk ekziston. Në vitin 1938 etnografi i madh bullgar Hristo Vakarellski organizoi një ekspozitë ndërkombëtar të vezëve të ngjyrosura në Samokov. Sot banorët e qytetit nuk e dinë për se përdoren stilolapsat e ruajtur nga gjyshet e tyre.”
Për fat të keq teknika e vizatimit të vezëve të Pashkëve, e përdorur përtej mureve të Manastirit të Zografit në Aton dhe në Manastirin e Rillës, tashmë nuk ekziston. Këto vezë ishin mbuluar me skena evangjelike të lidhura me Ngjalljen e Krishtit. Në të kaluarën murgjit kanë vizatuar mijëra vezë të tilla që t’ua dhurojnë besimtarëve me rastin e festës.
Një veçori tjetër e rëndësishme e vezëve të ngjyrosura bullgare është fakti se ato nuk janë shndërruar në një industri, siç është në Perëndim. Ka dhe diçka tjetër – mbi to nuk shkruhen mesazhe dashurore, siç është në vendet e tjera evropiane. Çdo vit mjeshtret e Velingradit dhe Ihtimanit i mbulojnë vezët e Pashkëve me ornamentet e njëjta, të cilat i mbajnë mend që nga fëmijëria e tyre, kurse veza e ngjyrosur mbetet një prej urimeve më të bukura për shëndet, lumturi dhe dashuri.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..