Në ditët e Pashkëve në galerinë “Impresioni” në Sofje janë ekspozuar vepra unike të piktorit bullgar Atanas Sharenkov (1943-1992) dhe të bashkëshortes së tij Venera Konstantinova. Pikturat janë me karakter ortodoks. Tri prej tyre janë me vezë për Pashkët.
Më shumë rreth idesë së piktorit flet Venera: “Këto piktura janë nga muaji maj i 1989-ës dhe janë frymëzuar nga shumëllojshmëria e ngjyrave në vezët e lyera. Nuk kam më parë piktorët të sjellin në veprat e tyre aq shumë vezë ngjyra-ngjyra.”
Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të lindjes së Atanas Sharenkovit. 22 vjet të tërë ai nuk jeton dhe përmes veprave të ekspozuara piktori ringjallet.
“Bashkëshorti im ishte lidhur ngushtë me peizazhin bullgar – shpjegon Venera. – Më thoshte se vetëm Bullgaria e frymëzon, dhe kur udhëton në vende të huaja e ka të vështirë të sjellë talentin e vet. Ai pikturonte po ashtu dhe peizazhe me kisha. Bile interesi i tij u transmetua tek unë. Stili i Atanasit është unik. Ai mbaroi në artin figurativ në Shën Pjetërsburg, por ka sjellë dhe shumë afreske. Kaloi periudha të ndryshme siç shumica e piktorëve. Veprat e tij janë shumë ekspresive. Thoshte se pikturat e tij nuk do të kenë nevojë të restaurohen, sepse punonte me shtresë të hollë bojërash. Pohonte se pikturat e tij do të mbeten përherë po të ruhen në mënyrën e duhur. Vitet e fundit të jetës së tij Atanas kishte interes të madh për veprat e piktorit gjerman Paul Klee. Ja nga vjen dhe periudha e tij e të ashtuquajturave piktura strukturale. Në këto struktura Atanas ka sjellë figura të vogla, diell, hëna, kisha, shtëpi, të gjithë globin. Pra, një kaleidoskop i jetës së përditshme bullgare, të gjithë atë të cilën pasqyrojmë ne, bullgarët.”
Veprat që ka ekspozuar Venera janë peizazhe pranverore nga vendbanimet rilindëse Koprivshtica, Shiroka lëka dhe Kovaçevica. Piktorja është e pasionuar pas bukurisë së këtyre vendbanimeve. E frymëzon jo vetëm natyra e bukur por edhe zakonet autentike.
“Bullgarët festojnë shumë Pashkët dhe Krishtlindjet – thotë Venera. – Këto përbëjnë një formë shpëtimi nga globalizmi dhe ne patjetër duhet t’i transferojmë traditat te brezi i ri. Që të mos e humbasim identitetin tonë në të ardhme, ne duhet të festojmë sipas zakoneve. Për sa i përket pikturës, kjo e fundit është produkti hyjnor, i cili do të na ndihmojë gjatë rrugëtimit drejt Zotit. Pikturat zbukurojnë interierin e çdo shtëpie dhe e bëjnë festën pa fund.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..