Festivali “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” është një ngjarje muzikore, të cilën e ndjekim me interes në shfaqjet e pranverore dhe vjeshtore. Nga një forum i zhvilluar në kuadrin e koncerteve të dhomës në shtëpinë e njohur të Ballabanovit në Plovdivin e vjetër, sot ai e mbledh publikun në skena të ndryshme në qytet.
Në programin “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” është i përfshirë dhe një koncert-udhëtim mbrapa në kohë drejt burimeve të para të tingullit. Posaçërisht për të në Bullgari vjen zvicerani Eduard Deskur i cili i bie borisë. Një nga interpretuesit më të mirë e të njohur të instrumentit të vjetër-buri natyrale, ai ka marrë pjesë në incizime bashkë me mexosopranon Çeçilija Bartoli. Ka qenë në një skenë me emra të njohur botërisht në fushën e muzikës barok. Në çdo një botim të këtij festivali ka dhe shfaqje nga cikli, i cili prezanton muzikant-partnerë dhe në skenë dhe në jetë. Një veprimtari aktive koncertesh kanë bullgarja Denica Van Pellt/piano/ dhe Majkëll Van Pellt/saksofon/ . Ata do të paraqesin tek ne programin e vet “Duete dashurie”. Ja dhe një aksent tjetër nga botimi pranveror i festivalit që e mësojmë nga Milla Pavllova:
Më 1 qershor do të ketë një koncert të madh për fëmijët, i dyti pas të vjetshmit, i dominuar për projekt i vitit 2013. U është kushtuar fëmijëve të cilët e duan muzikën dhe është me pjesëmarrjen e grupeve të shkëlqyera të rinisë. Orkestra “Yjet në marshim” nga qyteti Zllatica-të cilët ekzekutojnë dhe kanë një grup prej mazhoreteve janë shumë atraktiv. Krahas me ta do të paraqiten dhe ansambli i perkusionit “Aksent” nga qyteti Pleven dhe Filarmonia “Pioner” nga Sofja. Në program do të dëgjojmë dhe orkestrën e Plovdivit “Dobrin Petkov” me dirigjent Pllamen Përvanov. Solist do të jenë koncertmjeshtër të grupeve prijëse në Bullgari. Mes tyre është dhe më e vogla Sofija Prodanova. Nxënësja e talentuar nga shkolla muzikore e Plovdivit është mbajtëse e dekoratës së Parë nga konkursi në emër të Dobrin Petkovit. Koncerti është në stadiumin e njogur romak në Filipopoll, të ndërtuar në fillim të shekullit të 2. Në lashtësi në të, krahas me garat sportive, janë zhvilluar dhe shfaqje muzikore, poetike dhe artistike. Prandaj mendoj se, vendi është jashtëzakonisht i përshtatshëm për këtë koncert, në të cilin muzikantët e rinj janë në garë midis tyre. Dhe për ta dhe për publikun ky do të jetë një përjetim i shkëlqyer”.
Në programin e festivalit është dhe Jordan Kamxhallov. Dirigjenti kryesor i operës dhe të filarmonisë në Hajdellberg-Gjermani, ai është i njohur , i dashur dhe i respektuar në atdheun e vet. Sivjet do ta shikojmë në krye të orkestrës simfonike të operës së Plovdivit. Solist do të jenë laureatët e fondacionit, i cili mban emrin e tij: Vasilena Serafimova, perkusi , Elica Deseva-piano dhe Penka Petkova violonçel.
Festivali i Plovdivit në shtëpinë e Ballabanit do të paraqesë në një koncert dhome violinisten me famë botërore Milla Gjeorgjieva dhe pianistin, nxënës i Plovdivit Evgjeni Gençev, i cili mëson dhe zhvillon koncerte në Angli. Shfaqja finale është më 21 qershor dhe është me pjesëmarrjen e Vangjell Tangërov-solo klarinetist i grupeve në Teksas-Shtetet e Bashkuara. Ai dhe violinisti Rumen Cvetkov do të zhvillojnë klasa të mjeshtërisë falas për muzikantët e rinj në kuadrin e festivalit.
Përgatiti në shqip Nataniela Vasileva
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe..