“Ne, bullgarët jashtë shtetit, nuk harrojmë t’i shënojmë festat tona!” Këto janë fjalë të këngëtares popullore Radka Gançeva. Ajo ishte ndër pjesëmarrësit në koncertin e organizuar nga bashkësia bullgare në Valensia të Spanjës më 17 maj. Aktiviteti i ishte kushtuar Ditës së alfabetit sllav dhe të iluminizmit dhe kulturës bullgare, megjithëse u organizua një javë më herët para festës më 24 maj.
Më shumë hollësi për aktivitetin tregon këngëtarja Radka Gançeva: “Organizatori është asociacioni “Progres” nga qyteti Valensia. Pranë tij ka një shkollë bullgare “Vasill Levski” me mbi 150 fëmijë, dhe ansamble folklorike. Ky aktivitet zhvillohet çdo vit. Para pesë vitesh isha e pranishme në edicionin e tij të parë. Gjithmonë ka një interes të madh. Në qytetin spanjoll dhe krahinat rreth tij ka akoma disa asociacione bullgare. Në koncertin më 17 maj marrin pjesë fëmijë nga shkolla bullgare në Valensia, ansambli folklorik “Veselie” etj. Unë vetë gjithmonë u përgjigjem me entuziazëm të madh ftesave të tilla. Nuk mund të ketë festë pa muzikë dhe valle popullore. Interpretoj këngë të Dobruxhës, sepse kjo është vendlindja ime, por nganjëherë paraqes folklorin e krahinave të tjera të Bullgarisë. Muzika popullore është pasuria jonë. E kuptova këtë, pasi shkova për të banuar jashtë. Njerëzit nuk e kuptojnë gjuhën tonë, por i dëgjojnë meloditë e bukura bullgare me një kënaqësi të madhe.”
Më 18 maj në Ambasadën Bullgare në Paris u zhvillua akoma një aktivitet bullgar – festivali “Misteri Pranveror”. themeluesja e Asociacionit “Misioni Bullgaria”, znj. Irina Verne, e cila organizon ngjarjen për herë të dytë me radhë, tregon: “Që gjatë muajit shkurt filluan ta na telefononin njerëz, të cilët donin të merrnin pjesë në festival. Edhe sivjet Ambasada Bullgare në Paris na përkrahu, duke na dhënë hapësira të përshtatshme në territorin e saj. Desha të rikujtoj se “Misioni Bullgaria” tashmë është 9 vjeçar. Është themeluar nga disa familje bullgaro-frënge. Që nga vetë fillimi përpiqemi t’i përkrahim bashkatdhetarët tanë në Francë, të tregojmë gjërat pozitive të kulturës sonë, të historisë dhe kohës moderne të Bullgarisë. Organizojmë shumë aktivitete. Pikërisht më 24 maj ambasadori ynë në Bruksel do të hapë një ekspozitë bullgare në këtë qytet. Do të paraqesim piktoren e re Mariana Kallëçeva nga Plovdivi, skulptorin Krasimir Trendafillov – Botren, fotografin Georgi Georgiev etj. Për mua me rëndësi të madhe është pjesëmarrja e art-grupit “Kitanova” nga qyteti i Pernikut, ku pedagogia me përvojë të madhe dhe piktore e talentuar Tanja Kitanova punon me të rinj me të meta mentale. Do të paraqesim dhe vepra të tyre.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..